Virusi vdekjeprurës/Britania pezullon fluturimet për në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi vdekjeprurës që ka vatrën në Kinë ka detyruar gjithë botën të marrë masa drastike. Masa më e fundit vjen nga Britania ku kompania kryesore e fluturimeve ka ndërprerë nisjet për në Kinë. Lajmi është dhënë nga mediat vendase ndërkohë që mësohet se autoritet kineze i kanë shpallur luftë virusit kërcënues duke i treguar botës se do ta mundin.

Kompania britanike e fluturimeve, “British Airways”, i ka ndërprerë të gjitha fluturimet e drejtpërdrejta drejt Kinës për shkak të koronavirusit që është përhapur në disa vende të botës. Ky vendim erdhi pas këshillës së Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që qytetarët t’i shmangin udhëtimet drejt vendit aziatik, përpos atyre që një gjë të tillë e kanë të domosdoshme.

Nga ky virus tashmë kanë vdekur mbi 130 persona dhe ai është përhapur shumë në Kinë dhe në të paktën 16 shtete të tjera. Qindra shtetas të huaj janë larguar nga qyteti Wuhan, ku u shënuan rastet e para të koronavirusit, bën me dije “BBC”!

Qeveria britanike është duke i organizuar fluturimet për evakuimin e qytetarëve të vet nga qyteti Wuhan dhe province Hubei, ku besohet se ndodhen rreth 300 shtetas të këtij vendi. Masa të njëjta kanë planifikuar edhe Japonia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se vendi i tij patjetër do ta mposhtë virusin, ndonëse disa ekspertë kanë parashikuar se koronavirusi nuk do të mund të zhduket për të paktën edhe gjashtë muaj. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”,...

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Lajme të tjera

Web TV