Altin Hajri, koka e “Enigmës” shkarkoi drejtuesin e policisë pse e ndaloi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është sërish gazetari Artan Hoxha i cili ka lëshuar akuza të forta në lidhje me Policinë, politikën dhe prokurorinë në lidhje me rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, burrit pukjan që u rrëmbye për borxhet e palikujduara nga ana e të vëllait që vepronte me grupin familjes Hajri. Sipas tij ndalimi dhe shoqërimi në vitin 2017 e Altin Hajrit për një shkëmbim zjarri në Shijak ka bërë që të shkarkohet drejtuesi i policisë.

“Jan Prenga nuk është emër i ekspozuar për autoritetet tona, ndërsa familja Hajri ka patur avantazh se nuk ka qenë i ekspozuar në ngjarje me pengmarrje, por ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike. Është një nga emrat që italianët e kanë mbajtur në mbikëqyrje. Altin Hajri është shpallur në kërkim, pasi janë kapur mbi 1 ton lëndë narkotike.

Ky e merrte vetë në Afganistan dhe e shpërndante në Itali, por çuditërisht nuk u kap dhe u hoq kërkimi ndërkombëtar. Kishim fushatën e zgjedhjeve të 2017, kemi parë përgjime të shumë personazheve të botës së krimit dhe lidhjet me politikën. Grupi Hajri ka qenë i përfshirë në koalicionin me një nga partitë që qeverisnin vendin. Policia e Shtetit në atë kohë ka kërkuar të veprojë por ka patur pengesa, Adriatik Llalla ishte në atë kohë Prokuror i vendit.

Para fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka bërë një operacion, ka ndodhur një ngjarje më shkëmbin zjarri në Shijak, pas vëzhgimeve policia ka organizuar arrestimin e tij në mënyrë sekrete dhe e kanë prangosur. Vetëm disa orë më vonë është ndërhyrë dhe është kërkuar që ky person të lirohet, më vonë është shkarkuar drejtori i policisë!

Këta nuk janë njerëz që kanë dalë papritur, ky grup është fuqizuar kaq shumë sepse ka patur mbrojtje politike. Të rrëmbesh një person në mes të Kamzës gjatë ditës dhe ta zhdukësh atë, e të mos gjendet as gjurmë e asgjë, e bën dikush që është i sigurt që nuk do të ndiqet”. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Lajme të tjera

Web TV