Qytetarët shqiptar që janë me kollë ose temperaturë këshillohen që të mos udhetojnë jashtë vendit. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror u bën thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë me avion dhe janë të shqetësuar për coronavirusin.
Si rrjedhojë e shqetësime të vazhdueshme AAC u bën apel qytetarëve të mos udhëtojnë nëse kanë temperaturë apo kollë.
Qytetarët duhet të mbrojnë veten dhe të tjerët duke shmangur kontaktet e afërta me ata që kanë temperaturë dhe /ose kollë. Gjithashtu këshillohet të lani duart sa më shpesh, mos prekni sytë, hundën apo gojën. Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini. Nëse sëmureni në udhëtim, informoni menjëherë ekuipazhin e avionit dhe merrni ndihmë mjeksore.