Dhoma Amerikane e Tregtisë: Tërmeti do të ndikojë në uljen e konsumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave. Kështu ka deklaruar   Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço u shpreh gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Tiranës II, sipas reagimeve që kanë marrë nga anëtarët, tërmeti do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave. Jaço theksoi se tërheqja e investimeve është më e rëndësishme se kurrë për Shqipërinë.

“Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurrencën. Por ato janë bërë edhe më kritike se kurrë, për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha TAP dhe Devoll – si dhe pasojave të tërmetit, i cili sipas reagimeve që ne kemi marrë nga anëtarët tanë do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave” u shpreh ai.

Jaço mori pjesë në panelin e diskutimeve me temë: “Momentum në Zhvillimin e Reformave. Rastet për një qëndrueshmëri makro-fiskale dhe përmirësim i klimës së investimeve”. Paneli diskutoi mbi masat që Shqipëria duhet të ndjekë në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmëri makro-fiskale dhe të krijojë një kornizë të politikave të investimeve që lehtësojnë bizneset vendase dhe ndërkombëtare.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë foli për klimën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri si dhe për rëndësinë e krijimit të një ambienti më konkurrues dhe tërheqës për investimet e huaja.

Presidenti i AmCham tha se është e rëndësishme që të analizohet se sa e aftë është Shqipëria për të tërhequr investitorë të huaj. Për këtë çështje, Jaço u ndal tek performanca e Shqipërisë në nivel rajonal sa i përket thithjes së investimeve duke i’u referuar këtu edhe raportit të fundit të Bankës Botërore “Doing Business”,

Lexo edhe :  Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

“Investitori tipik i interesuar për Ballkanin merr një vendim se në cilin nga vendet duhet të vendoset për të mbuluar rajonin. Vendi në të cilin ai vendoset merr dhe pjesën kryesore të investimit. Nëse shohim renditjen krahasuar me vendet e rajonit:  Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjës e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lartë. Mali i Zi renditet i 50-ti, Kosova e 57-ta, Serbia në vendin e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Pra, është Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Këtu ne dështojmë.” tha Presidenti i AmCham.

 

Duke ngritur këtë shqetësim, Jaço tha se është shumë e rëndësishme që pas Reformës në Drejtësi, Shqipëria duhet të hedhë një tjetër hap të domosdoshëm: Reforma për Investimet. “Reforma për Investimet është e rëndësishme, jo vetëm sepse renditemi të fundit në rajon por ajo është thelbësore për potencialet e mëdha që ne kemi dhe që investitorët mund të shfrytëzojnë. Ne mendojmë se Shqipëria mund të bëhet lider për investimet e huaja në rajon dhe që të bëhet e tillë, kjo reformë është jetike”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV