Nga varfëria e Afrikës te katastrofa e Çernobilit, 20 yjet e futbollit që u rritën në kushte ekstreme
Futbolli është loja e parapëlqyer e njerëzve, ku vetëm me një top të vërtetë ose prej lecke dhe dy porta të krijuara dhe me mjete rrethanore, siç janë gurët, mund të luash e të argëtohesh. Në vendet e varfra të botës është gjetur çdo mënyrë për të luajtur, e pikërisht nga këto zona kanë dalë dhe disa prej talenteve më të mëdha të këtij sporti gjatë gjithë historisë. Vetë sporti është një shprehje e kulturës kolektive dhe e individualitetit, ai gjithashtu paraqet një shpëtim nga grindjet sociale dhe ekonomike. Futbolli ka qenë prej kohësh një mjet për shumë burra dhe gra të privuar nga gjendja ekonomike, për të përmirësuar rrethanat e tyre financiare, e sidomos duke ditur fitimet aktuale që vijnë nga ky sport. Bukuria e vërtetë qëndron te fakti se personat që bëhen të suksesshëm në futboll janë në gjendje të ngrihen ekonomikisht për shkak të gjakut të tyre, djersës dhe lotëve, por në njëfarë mënyre duke u larguar nga familjet e sakrifikuar kohën me ta, ndërsa bëhen prezentë në jetët e mijëra tifozëve, të cilët i ndjekin me pasionin e adhurimin më të madh. Në këtë sport ekzistojnë histori të veçanta të personave që e kanë nisur angazhimin në varfëri ekstreme, ku kishin dhe mungesë të bazave ushqimore, e që sot janë ndër njerëzit më të pasur, e të njohur nga të gjithë ndjekësit e futbollit. Më poshtë po tregojmë pak për 20 futbollistët kryesorë, të cilët u rritën të varfër, disa ende në krye të detyrës, ndërsa të tjerët kanë hyrë në fazën tjetër të karrierës sportive.
20 Adriano
Ky është i njëjti Adriano që dikur ishte një nga sulmuesit më të shkëlqyeshëm të futbollit botëror. Para se Adriano të gjuante ndonjëherë një top për skuadra si Parma dhe Interi, ai ishte një djalë i ri i mbërthyer në varfërinë e Rio de Janeiro, favela Vila Cruzeiro, por duke ëndërruar për jetën e lartë dhe mundësinë për t’i blerë nënës së tij një rezidencë. Adriano e pati shumë të vështirë për të dalë nga Vila Cruzeira, ku trafikantët e drogës famëkeq vranë një reporter të TV Globo, Tim Lopes. Në vitin 2002 ai arriti që të nënshkruante me Flamengo-n dhe shpejt u thirr në Itali para ditëlindjes së tij të 20-të, ku dhe startoi karriera futbollistike për të.
19 Steven Pienaar
Rritja në Afrikën e Jugut në epokën e aparteidit, (doktrina për shtypjen e personave me ngjyrë në Afrikë), ishte shumë e rrezikshme për Steven Pienaar, i cili e ka përshkruar Westbury-in e lindjes, i cili ndodhet në kufi me Johannesburgut, si një vend ku mbizotëron dhuna dhe konflikti. Pienaar mësoi nga nëna e tij se ishte e ndaluar të ulej në shtrat për të shikuar televizion, pasi ajo kishte frikë se ndonjë plumb qorr do vinte nga dritarja dhe mund të dëmtonte djalin e saj, kështu që ai ishte rritur duke ndenjur në dysheme. Njeriu i Everton ka kujtuar edhe raste të neveritshme të racizmit me të cilin u përball për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij dhe gëzimit që ndjeu kur u shtyp aparteidi gjatë fundit të 1994-ës. Ndërsa Pienaar mundi të shpëtonte nga rreziqet e Westbury përmes futbollit, shumë të tjerë nuk e kishin atë fat, menjëherë pasi lojtari u bashkua me skuadrën e Ajax, një mik i ngushtë i tij u zhduk në mënyrë tragjike, një ngjarje për të cilën Pienaar është shprehur se është shumë e dhimbshme për të folur.
18 Yuri Zhirkov
Për Yuri Zhirkov, futbolli ishte fillimisht një mënyrë për t’i shpëtuar një jete të mërzitshme në shtëpi ku së bashku me gjashtë anëtarët e familjes së tij jetonte në një apartament me një dhomë gjumi në Tambov. Si i ri, Zhirkov do të qëndronte jashtë duke luajtur me top në rrugicat midis ndërtesave në lagjen e tij, duke pritur derisa familja e tij të kishte shkuar për të fjetur dhe ai të kthehej në shtëpi. Futbollisti flinte në një shtrat të palosshëm dhe do të humbiste stërvitjen gjatë muajve të verës për të ndihmuar prindërit e tij në përgatitjen e ushqimeve, si rezerva për muajt e dimrit. Pagesa e parë e Zhirkovit për shërbimet në futboll u përdor gjithashtu për ushqime. Derisa nënshkroi kontratën me CSKA Moska në moshën 20-vjeçare, Zhirkov kishte mjetet financiare për të parë sportin vetëm nga televizori në shtëpinë e tij.
17 Alexander Hleb
Ai është vetëm 33 vjeç dhe tashmë e gjen veten me fanellën e klubit turk të Genclerbirligi. Heroi i Arsenal ka një histori plot me vështirësi pas tij, pasi është rritur në hijen e katastrofës së hernernobilit, (shpërthimi i termocentralit bërthamor të Çernobilit, e konsideruar si katastrofa më e rëndë bërthamore), si i ri në Bjellorusi. Shtëpia e tij u shpall e pabanueshme për shkak të rrezatimit të hernernobilit dhe si pasojë kjo gjë do të ndikonte në komplikimet shëndetësore. Kur ishte fëmijë Hleb kishte vetëm një palë çizme dhe e kaloi kohën duke luajtur në fusha të betonit në Minsk, ku dhe ndërtoi një reputacion që i dha lojtarit një mundësi me Bate Borisov, që më pas i hapi derën për aventurat e me Arsenalin dhe Barcelonën.
16 Robinho
Fatkeqësisht për Robinhon, nuk u desh shumë që ai të kuptonte se varfëria mund t’i tërheqë sërish ata të cilët i janë arratisur asaj. Fëmijëria e Robinho kaloi në rrugët e Sao Vicente, jo larg qytetit që mban një nga klubet më të famshme të futbollit në Brazil. Ishte vetë Pele ai që u përgjërua për të sjellë në jetë Santigun, duke e emëruar të riun si të zgjedhur për të marrë fanellën e tij me klubin. Suksesi i Robinhos në Santos tërhoqi vëmendjen e kriminelëve, të cilët rrëmbyen nënën e tij 45 milje larg Sao Paulo dhe e lëshuan atë vetëm pasi të ishte paguar një shpërblim.
15 Antonio Cassano
Jeta e hershme nuk ishte shumë e mirë për Antonio Cassano-n, i konsideruar gjerësisht si një nga talentet më të mëdha të futbollit. I lindur në realitetin e ashpër të Bari Veçhia-s, një lagje e trazuar në qytetin Puglian, babai i Cassanos braktisi familjen para se djali i tij të ishte rritur aq sa të kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Pas kësaj ngjarjeje jeta u bë shumë e vështirë për nënën e futbollistit, e cila “luftoi” me ç’kishte mundësi për të mbajtur familjen. Cassano ishte në rrugë kur u dallua për herë të parë nga një zbulues i Barit, i cili e mori atë, duke zbuluar njëkohësisht një nga talentet më të mëdha të Italisë.
14 Samuel Eto’o
Si djali i një llogaritari, Samuel Eto’o gëzonte një privilegj më të madh se shumë të tjerë në Kamerun, vendi i tij i lindjes, megjithatë nuk ka asnjë fotografi të fëmijërisë së tij. Familja e Eto’o nuk ishte në gjendje të paguante për një aparat fotografik dhe si një rast i tillë aktivizimi i tij si futbollist në rrugët e Douala mbetet çështje e përshkrimit të vetë sulmuesit. Nuk u desh shumë kohë që Eto’o të kuptonte talentin natyror që e çoi deri në fitoren ndaj legjendarit Roger Milla. Babai i Eto’o-s u trondit kur djali i tij u kthye në shtëpi një ditë për të treguar me krenari se i ishte ofruar 30 dollarë në ditë për të përfaqësuar një klub lokal. I moshuari Eto’o nuk e kishte kuptuar se futbolli mund të ishte një ndjekje fitimprurëse.
13 Dante
Hapësirat e ngushta dhe sipërfaqet jo konvencionale shpesh vlerësohen për zhvillimin e yjeve të ardhshëm të futbollit brazilian dhe Dante nuk ishte ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij. Si i ri, Dante e kaloi kohën duke luajtur me top në parkimin e makinave të supermarketit, ku nëna e tij punonte si arkëtare. Përkundër këmbënguljes së tij që rritej përherë e më shumë në lagjen Federacao të Salvadorit, thirrjet e Dante për një shans me një klub të Sao Paulo ose Rio de Janeiro nuk u dëgjuan. Në vend të kësaj, mundësia do të arrinte nga mbi 1.000 milje larg shtëpisë së tij në Salvador. Kur Dante zbuloi se askush nuk kishte mundësi t’i blinte një biletë autobusi, ai e mori situatën në duar duke shitur CD për të blerë një biletë vajtje e për të ndjekur ambiciet larg shtëpisë.
12 Dani Alves
Fati i Dani Alves u shkrua në yje, ose në muret e shtëpisë së babait të tij. Vëllezërit e Alves thonë se si një 6-vjeçar, ylli dikur i Barcelonës do të shkonte nga një mur në murin tjetër të shtëpisë duke u përgatitur për ditën kur admiruesit do të shtrinin duart për të kërkuar autografin e tij. Ajo ditë do të vinte, por vetëm pasi të ishte bërë një punë shumë e madhe dhe shumë e vështirë. Alves ngrihej nga shtrati i çimentos para agimit çdo ditë, në një moshë të vogël për të ndihmuar babanë e tij të merrte pjepër nga arat në Bahia, më pas ka punuar gjithashtu si kamerier ose tregtar sa herë i jepej mundësia. Alves startoi të luajë në futbollin profesionist si mbrojtës anësor përpara se të transferohej, dikur një ëndërr e largët,në Kamp Nou, e cila u bë realitet në vite.
11 Yaya Toure
Deri në moshën 10-vjeçare Yaya Toure i kaloi vitet duke luajtur me top e pa këpucë në këmbë në rrugët e Cote d’Ivoire, vendin e tij të lindjes. “Këpucët ishin shumë të shtrenjta,” -tha Toure për The Guardian në vitin 2011. “Dhe kur ka shtatë pjesëtar në familjen tuaj dhe ju thoni që doni të blini një palë këpucë, babai juaj normalisht që do reagoi keq.”-vijoi ai. Por në fjalët e mesfushorit të Manchester Cityt, kupton se për të ajo ka qenë një fëmijëri normale, duke u bazuar në vendin ku lojtari është rritur. “Kam pasur një fëmijëri normale afrikane. Jeta ishte një luftë aty ku unë u rrita.”-është shprehur Toure. Ai i shfrytëzoi mirë mundësitë kur i erdhën. Toure e përdori karrierën e tij të shquar rinore në ASEC Mimosas si një trampolinë për të kaluar në Evropë me fanellën belge të Beveren, nga ku ai ka vazhduar të luaj më pas në Ukrainë, Greqi, Francë, Spanjë dhe Angli.
10 Wayne Rooney
Sulmuesi i Manchester United nuk ishte privuar si fëmijë shumë i varfër, megjithatë jeta në Croxteth nuk pati askund luksin që gëzon një futbollist profesionist. Babai i Wayne Rooney kaloi periudha disi të shpeshta të papunësisë, ndërsa fëmijët e tij ëndërronin të futeshin në njëmbëdhjetë fillestarët e Evertonit. Peizazhi urban i plasaritur i Croxteth ka një reputacion për drogat dhe armët, por një Rooney i nxitur nga dëshira për futboll ishte i qartë se çfarë donte.
9 Carlos Tevez
Carlos Tevez, u bë i njohur si El Apache, pas ngjarjes në lagjen e Buenos Aires të Fuerte Apache me rastet e bëra publike të krimit të fshehur, lojtari ia doli të bëhej i dashur për njerëzit. Tevez ka rrëfyer historinë e një fëmijërie të mbërthyer nga krimi dhe privimi, për të ecur në shkollë në mëngjes kalonte kufomat e fqinjëve të vrarë në rrugë. Ai e krediton aftësinë e tij të driblimit te ecja në rrugë ku duhej të endej përreth xhamave të copëtuara dhe shiringave, në përpjekje për të shmangur sëmundjet. Argjentinasi e ka quajtur futbollin “gjëja më e mirë që mund të të ndodhë” – dhe ishte përqendrimi i tij në sport që e lejoi të përfitonte nga aftësia e lindur e unike.
8 Alexis Sanchez
Nga jeta e dëshpëruar në qendrën industriale Tocopilla “shpërtheu” Alexis Sanchez, dikur një djalë i vendosur për të pasur sukses në mënyrë që të përmirësonte cilësinë e jetës së nënës së tij. Me babanë e tij kryesisht të lënë jashtë fotografisë, nëna e Sanchez punonte si pastruese shkollën e tij për të siguruar të ardhurat, diçka që shqetësoi yllin e Arsenalit. “Kur ajo ishte duke pastruar në shkollë unë u fsheha sepse nuk doja ta shihja atje,”- tha Alexis. Sanchez lante makina për të sjellë të ardhura shtesë për familjen e tij, ndërsa ushtrohej drejt statusit profesional si futbollist. Sikur të mos e kishte bërë atë gjë, Sanchez ka vërejtur se ai mund të kishte përfunduar duke punuar në minierën lokale. Në moshën 16-vjeçare Alexis bëri debutimin e tij profesional dhe nuk u desh shumë kohë që Evropa të shkonte për ta thërritur përmes Udineses.
7 Luka Modric
Vetëm duke shikuar Luka Modricin të buzëqeshur dikush do të shtyhej fort për të qetësuar dhimbjen që mesfushori i Real Madrid ndjeu në vitet e tij formuese, të kaluara në një zonë lufte. Modric ishte vetëm pesë vjeç kur shpërtheu Lufta e Pavarësisë e Kroacisë në 1991-in dhe vetëm disa muaj më vonë gjyshi i tij do të vritej tragjikisht si pjesë e konfliktit. Ylli i Real Madridit u detyrua të jetojë në një kamp refugjatësh të vendosur në një hotel, ku kalont kohën duke luajtur futboll rreth parkingut, madje edhe me rrezikun që kanosej aty pranë. Hedhja e granatave në hyrje ishte një dukuri e zakonshme për Modricin e ri gjatë ditëve të para të tij në NK Zadar. Ndërsa lufta mbaroi, Modric do të ngrihej përfundimisht, pavarësisht se u përball me refuzimin nga klubi i dashur i fëmijërisë Hajduk Split.
6 Angel Di Maria
Si shumë futbollistë të tjerë profesionistë, Angel Di Maria ishte një fëmijë hiperaktiv, diçka që nëna e tij e pranon me lehtësi. Futbolli ishte një mënyrë për të përqendruar energjinë e tij dhe për t’i dhënë të riut një projekt për të punuar. Thënë kështu, gjërat ishin të vështira për një Di Maria të re në Rosario. Babai i tij kishte ëndërruar dikur të luante për klube të famshme, për të parë më vonë se karriera e tij u copëtua nga një dëmtim shkatërrues. Në vend të kësaj, Miguel Di Maria u dërgua në një oborr qymyri ku mori dhe Angel-in e vogël për të ndihmuar në punën e tij. I riu Di Maria tregoi se premtonte shumë si futbollist u thirr nga Rosario Central, për të cilin bënte rrugën prej një orë e gjysmë për në stërvitje çdo ditë me biçikletë me nënën e tij.
5 Neymar
Vetëm katër muaj pas ardhjes në jetë, nëna dhe babai i Neymar besuan se kishin humbur djalin e tyre, pasi e panë të gjakosur në një aksident automobilistik. Neymar Junior do të shpëtonte për t’u rritur në një dhomë në shtëpinë e gjyshit të tij, të cilën e ndante me motrën dhe prindërit. Aq meteorike ishte ngritja e tij në Santos, sa Real Madrid i vuri syrin 13-vjeçarit të atëhershëm, duke e dërguar atë dhe babanë e tij për në Spanjë. Por Neymar dukshëm humbi thjeshtësinë e jetës, duke u rikthyer në Santos për të vazhduar zhvillimin e tij për një oferte më fitimprurëse dhe u kthye në Evropë për të nënshkruajë më pas me Barcelonën në 2013-ën.
4 Zlatan Ibrahimovic
Çfarë përbërësish duhen për të bërë një njeri si Zlatan Ibrahimovic? Ata sigurisht nuk janë përbërës të ëmbël. Ibrahimoviçi u rrit në rrethin Rosengard të Malmo, vendi më i njohur për tërheqjen e të rinjve nga droga, sesa për daljen e futbollistëve të shkëlqyer. Babai i suedezit-boshnjak ishte një i alkoolizuar, ndërsa nëna e tij kroate ishte një rast i rëndë, dyshja u nda kur Zlatan ishte vetëm dy vjeç. Ibrahimoviç u mësua të vidhte, nganjëherë një biçikletë për të zhvilluar aftësitë e tij teknike, e më pas kalonte kohën duke luajtur top në rrugë në një fushë në Rosengard me miqtë e tij. Deri në moshën 18 vjeçare, Ibrahimoviç pa potencialin e tij si futbollist dhe siç thuhet pjesa tjetër është histori.
3 Franck Ribery
Ndërsa ishin rritur shumë futbollistë profesionistë të destinuar për madhështi, Franck Ribery u detyrua të gjente rrugën e tij për në majë. Lojtari u rrit në lagjen Chemin-Vert në lindje të Boulogne-sur-Mer, në veri të Francës. 2-vjeçari Ribery mbante në fytyrë plagët e krijuara nga xhamat e një makine në një aksident automobilistik. Ai shkëlqeu si adoleshent në akademinë e Lille, por më vonë do të dërgohej për punë në ndërtim, ndërsa luftonte nëpër ligat e ulëta të futbollit francez. E gjitha ia vlente sigurisht, Ribery arriti në kohën e duhur që të shkëlqente në këtë sport.
2 Luis Suarez
I dashur në Montevideo, Luis Suarez i kaloi vitet e para të jetës së tij në Salto, duke luajtur futboll pa këpucë në rrugë. Deri në moshën 7-vjeçare, i ndikuar nga papunësia e babait të tij, sulmuesi i Barcelonës së bashku me gjashtë motrat e tij, të cilët jetonin në kryeqytetin uruguaian ishin në gjendje shumë të rëndë. Familja e Suarez shpesh nuk mund të përballonte as këpucë, ndërsa u braktisën nga babai kur ylli i Barcelonës ishte vetëm 12 vjeç. Pavarësisht vështirësive me të cilat u përball si i ri, Suarez arriti që të kishte sukses në futboll duke kapur majat.
1 Cristiano Ronaldo
Një botë larg blitz-it dhe shkëlqimit si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, pavarësisht se nuk ka mbaruar ende, Cristiano Ronaldo ishte thjesht një djalë nga Madeira. Ikona ka treguar historinë e rritjes së tij modeste pa lodra dhe dhurata për Krishtlindje, duke ndarë një dhomë me tre motrat. Derisa një ditë nënshkroi kontratën me Manchester United në vitin 2003, ku do të vinte këmbë për herë të parë në një aeroplan. Fillimet e përulura të Ronaldos me siguri i bënë atij mirë në ndjekje të përsosmërisë.
/Përgatiti Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/