Koronavirusi i afrohet Shqipërisë; konfirmohen 2 raste në Itali, dyshime edhe në Selanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali janë konfirmuar mbrëmjen e sotme dy rastet e para të personave të infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për dy turistë kinezë të cilët, sipas kryeministrit Conte, po mbahen në spitalin Spallanzani në Romë.

“Kemi dy raste të konfirmuara për herë të parë të koronavirusit në Itali. Ata janë dy turistë kinezë dhe kanë në vendin tonë për disa ditë. Nesër në mëngjes kam thirrur një mbledhje të Këshillit të Ministrave ku do të marrim masa të mëtejshme në mënyrë që të vihen në dispozicion të gjitha strukturat kompetente, përfshirë mbrojtjen civile”, deklaroi Giuseppe Conte në një konferencë shtypi.

Në situatë alarmi ndodhen edhe autoritetet greke pasi në spitalin AXEPA të Selanikut është shtruar një pacient që dyshohet se është infektuar me koronavirus. Gjithsesi, analizat përfundimtare nuk kanë dalë ende.

Ndërkohë që në vendet fqinje po konfirmohen rastet e para, autoritetet në Shqipëri kanë garantuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për tu përballur me hyrjen e mundshme të koronavirusit edhe në vendin tonë.

Koronavirusi, OBSH shpall emergjencën globale

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV