Kuvendi/ Amnistia miratohet me 102 vota, 175 të dënuar do lënë qelitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

175 të dënuar, shumica e të cilëve janë gra, do të lënë qelitë pas votimit në Kuvend të ligjit për amnistinë.

Në këtë mënyrë është miratuar me 102 vota pro projektligji “Për dhënie amnistie”.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi nga foltorja e Kuvendit se numri i të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia është 175, por deputeti opozitar Murrizi e cilësoi të vogël në krahasim me propagandën që sipas tij është bërë në gjashtë muajt e fundit.

Ndërkohë Manja tha se parlamenti mund të propozojë një tjetër amnisti.

Edhe deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi zgjerimin e kategorive të amnistisë. Ai tha se 175 të dënuar që i kap amnistia për t’u liruar janë pak.

“Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Çdo gjashtë muaj të bëjmë amnisti?! Le ta shtyjmë me një javë dhe të zgjerojmë gamën. Ata që janë vuajtur 2/3 e dënimit të shkojnë pranë familjeve duke i mbajtur në monitorim” tha Gjuzi.

Ndërsa deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur të cunguar amnistinë për të burgosurit. Ai tha se po lirohen trafikantët dhe po lihen në burg ata që janë kapur me 5 gramë drogë.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV