Debat në Kuvend për Amnistinë Penale/ Manja: S’do të lirohen të korruptuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alibeaj: Të gjithë bëhen gati për të votuar një akt që përmban brenda amoralitetin më të madh politik. E di që fundi i mandatit e vendos gjithsecilin në sfidën nëse do të vazhdojë apo jo, ndaj për këtë arsye lënë gjithçka mënjanë që të ruajnë karrigen e tyre. Asnjëri këtu që bëhet gati për të votuar Amnistinë nuk i hapet barku për të dënuarit, i sakrifikuari i madh sot është drejtësia.

Me Amnistinë në heshtje, jashtë rregullave, janë 4 amendente që duhej të analizoheshin. Jepet vota për ti ulur dënimin atyre që janë dënuar nga drejtësia e re, SPAK dhe GJKKO. Detyrimi i parë që duhet të keni është që më së pari të bëni transparencë duke e kthyer tek komisioni i ligjeve, që publiku ta kujtojë se çfarë po gatuhet në këtë parlament. Janë 4 amendamente, 3 prej të cilave godasin SPAK.

Manja: As nuk përfiton, as nuk i zbritet dënimi, janë akomoduar edhe kërkesat e opozitës për protestuesit, jo siç i kërkuat juve në 2020, ata që ndiqen penalisht nga drejtësia, kur të vijë radha për ta votuar është i lirë që secili nga deputetët të marrë amendamentin, sepse s‘kemi bërë ndonjë shpikje, nga 3 vjet në 4, nga 4 në 5 për gratë, një vit e gjysmë për burrat,  2 vite për gratë, këtu në mënyrë të shprehur është, kë ka dënuar GJKKO nuk ka përfituar amnisti apo ulje. Vetëm 5% të Kodit Penal, merru me politikën e jashtme o profesor, ç’punë ke ke amnistia./O.S

Të fundit

Gjergj Luca heq strukturën e jashtme të “Rozafa Tuna”: Kishte leje 25-vjeçare, por …

Biznesmeni Gjergj Luca, ka vendosur të heqë vullnetarisht strukturën e jashtme të lokalit të tij “Rozafa Tuna”, për t’i...

Tërhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut: S’do të ketë taksë për beqarët

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se ka ndërmend të taksojë beqarët,...

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

I rikthyer sërish në Bashkinë e Vlorës ku ka zhvilluar një takim, Rama u përball edhe me pakënaqësitë e qytetarëve. Një zonjë e moshuar ka...

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin  Durrësit. Referuar...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Lajme të tjera

Web TV