E vetmja gjë që e lidh coronavirusin që ka marrë jetën e 170 personave dhe birrës Corona janë vetëm 5 shkronjat e para të emrit. Ndërkohë në internet lidhja mes tyre po bëhet hit dhe kërkimet në internet me “corona beer virus”, “beer virus” dhe “beer coronavirus” janë rritur.
Kamboxhia dhe Danimarka ka kapur rekord në internet duke kërkuar informacione mbi virusin duke kërkuar me “Corona beer virus” ose e përkthyer “virusi i birrës korona”. Në vend të dytë janë klikimet me “beer virus” (virusi i birrës) duke u pasuar nga kërkimet me “beer coronavirus”.
Emri i virusit ka marrë ermin corona pasi nga latinishtja do të thotë kurorë. Virusi i parë në mikroskop ka pamjen e një kurore ndaj dhe ka marrë këtë emër./Fjala.al