Monografia e pajtimit të gjaqeve, si u bashkuan shqiptarët për çlirim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pajtimi i gjaqeve ishte mision i karakterit të lartë kombëtarë dhe human. Marrë parasysh këtë mision, shumë gjaqe u falën në emër të kombit. Më 1 maj 1990, në vendin e quajtur “Verrat e Llukës” në komunën e Deçanit, u mblodhën më shumë se gjysmë milion shqiptarë në përkrahje të lëvizjes.

Aty u falën shumë gjaqe. Rol të madh në këtë lëvizje patën edhe udhëheqësit fetarë, të të gjitha konfesioneve. Atë vit festuan së bashku me qindra qytetarë Pashkët, në Novosellë të Gjakovës dhe festën e Bajramit në Bubavec të Malishevës.

Aksioni për pajtimin e gjaqeve filloi me ndërhyrjen e parë më 2 shkurt 1990, në Lumbardh të Deçanit, nga 5 studentë, ish-të burgosur politikë dhe u përkrah nga akademikë, intelektualë dhe studentë të shumtë.

Sot, publicisti Lulëzim Etemaj, njëri nga pesë nismëtarë e pajtimit të gjaqeve, vjen me një libër me këtë temë.

Libri im monografik, “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, botohet me rastin e shënimit të 30-vjetorit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

Ky libër është një shenjë modeste nderimi për mijëra zemërgjerë që, në vend të ngrehjes së gishtit të krimit, shtrinë dorën e pajtimit; gjaqet, plagët dhe ngatërresat i falën në emër të rinisë, flamurit dhe kombit. Kështu i dhanë fund gjakmarrjes dhe i liruan nga burgu shtëpiak mijëra persona.

I liruan nga atmosfera e rëndë dhe druajtja, por edhe nga “detyrimi” për ta marrë gjakun.

I bashkuan shqiptarët si kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt çlirimit nga Serbia. Është, gjithashtu, libër nderimi për qindra pajtimtarë vullnetarë dhe për punën e tyre përkushtuese”, shprehet autori i librit.

Libri është ilustruar edhe me letra, me fotografi, me procesverbale, me shënime, me përjetime. Të gjitha këto bashkë po bëhen publike për herë të parë pas 30 vjetësh.

Të fundit

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Lajme të tjera

Web TV