Një grua e moshës 61 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për shkak se ishte prekur nga gripi.
Ngjarja konfirmohet në buletinin e Institutit të Shëndetit Publik dhe raportohet se gruaja vuante edhe nga sëmundje të tjera, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore është komplikuar si pasojë e gripit.
“Në javën e 3-të në SUSM “Shefqet Ndroqi” ka ndodhur një vdekje e një pacienteje me moshe 61 vjeç, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në njoftim.