Ndërtime pa leje në mes të bllokut, PD nxjerr emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike përmes ish-deputetes Oriola Pampuri ka kërkuar që kryeministri Rama të ndëshkojë të gjithë zyrtarët që kanë lejuar ndërtimet pa leje.

Ish-deputetja e PD-së përmend me emra deputetët socialistë, përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas saj, këta zyrtarë duhen ndëshkuar, pasi vijojnë punimet mu në mes të zonës së bllokut. AQ më tepër, kur vetë kreu i qeverisë ka premtuar ndëshkim për këdo për çdo zyrtare që lejon ndërtime të tilla, veçanërisht pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Deklarata e plotë e ish-deputetes Pampuri: Në qendër të Tiranës, në këtë ndërtesë, po ndërtohet një shtesë në kat të fundit. As më pak e as më shumë është shtesa, të cilën po e ndërton vetë miku i tij, ish-deputeti i Partisë Socialiste. Edi Rama sot deklaroi që do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues të cilët ndërtojnë shtesa pa leje. Por së pari le ta nisë ndëshkimin me ata të cilët japin lejet e ndërtimit, nga ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë. Këtë katrahurë në Tiranë e ka sjellë Edi Rama për 11 vjet kryetar Bashkie dhe tani, pasuesi i tij Erjon Veliaj, të cilët japin lejet e shkatërrimit që kanë bërë të mundur betonizimin e Tiranës.

Edi Rama për 11 vite kryetar Bashkie, sipas raportit të OSBE-së, vuri 200 milionë euro, Erjon Veliaj është ai i cili ka dhënë lejen e ndërtimit të kësaj shtese, mbi këtë pallat dhe Edi Rama nga foltorja e parlamentit deklaroi sot se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues që japin leje për shtesat e pallateve. Le ta nisë nga kjo shtesë që është dhënë këtu, i është dhënë klientit të tij, ish-deputetit, mikut të tij.

Lexo edhe :  Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Edi Rama punon me dy standarde nga njëra anë kërkon të ndëshkojë ata të cilët janë qytetarë të thjeshtë, ndërtues të cilët nuk kanë lidhje me të, dhe nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërgtuesit që janë klientët e tij, ata me të cilët ndan paratë dhe mbështetës të tij.

Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë.

Ftoj Edi Ramën dhe zyrtarët e korruptuar të policisë bashkiake, të ALUIZNI-t, së bashku me shkatërruesin e Tiranës Erjon Veliaj, bashkë me Edi Ramën shkatërruesin e Tiranës si kryetar Bashkie i cili betonizoi Tiranën, ta nisin këtu ndëshkimin, nga kjo shtesë, e cila sot vijon punimet në mes të ditës. Edi Rama nise që këtu, jo nga hallexhinj, që nuk i mbështete kurrë./Fjala.al/

Të fundit

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

Lajme të tjera

Web TV