Paketa Antishpifje/Vokshi: Nuk u kalua ligji që kërcënon gazetarët me burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tërheqjes së maxhorancës nga votimi në Kuvend të ligjit për mediat audiovizive, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.

“Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.” shkruan Vokshi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

“Edi Rama u betua për javë me rradhë që do të votojë në parlament paketën e censurës kundër medias online. Nuk la njeri pa kapur, gur pa lëvizur, por dështoi. U tërhoq sot nga votimit pa i shkuar deri në fund nismës antikushtetuese, kundër të cilës kanë dalë kundër gazetarët, opozita, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja.

Stërbetimet se do të rrëzojnë dekretin e Presidentit që ktheu ligjin antikushtetues, përfunduan si propagandë boshe.

Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.

Pushteti i Edi Ramës po shkërrmoqet dita ditës. Të gjithë bashkë, ne mund t’ia dalim të ruajmë liritë tona, lirinë e shprehjes, lirinë e votës, lirinë zgjedhjes.#MosMaPrekFjalën

 

Të fundit

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët,...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Lajme të tjera

Web TV