Shqiptari bën veprimin e çmendur me policinë italiane/E ndjekin dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është përplasur me armë me policinë italiane teksa ka qëlluar në drejtim të saj  në një pikë kontrolli në Colonnella, shumë pranë një qendre tregtare. Shqiptari ka hapur dritaren e makinës dhe ka qëlluar 2-3 herë në drejtim të karabinierëve.

Policët i janë kundërpërgjigjur duke hapur zjarr ndaj tij dhe më pas u vunë në ndjekje të shqiptarit. Sipas mediave italiane, shqiptari u fut në një fshat, dhe vodhi një skuter të një fermeri. Më pas ndaloi një shofer të çastit, të cilin e kërcënoi me armë duke i marrë edhe Mercedesin e tij. Pas grabitjes shqiptari u nis veriut në zonën e Askolanos.

I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën. Arratia e shqiptarit nga policia mori fund kur u ndal në Piceno. Sipas mediave italiane ende nuk dihen shkaqet se përse ai hapi zjarr ndaj policisë, por dyshimet i çojnë autoritetet italiane tek një ngjarje që lidhet me një grabitje, shkruan Il. Giornale.

Makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, ka të bëjë me një grabitje të datës 23 janar. Ndërkaq, policia italiane ka arrestuar  edhe një grua nga Shqipëria. Ajo dyshohet si bashkëpunëtore e shqiptarit, ndërsa një tjetër, po ashtu shtetas shqiptar kërkohet nga autoritetet italiane si bashkëpuntor i autorit të përplasjes me policinë. /Fjala.al/

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV