Tregtarët në protestë kundër shembjes së tregut elektrik tek Ali Demi

Tregtarët e Tregut  Elektrik kanë dalë në protestë kundër projektit të bashkisë për shembjen e tregut në zonën e “Ali Demit.”

Protesta e tyre ka filluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tregtarët kanë marrë një urdhër që deri në orën 9 duhet të lirojnë tregun pasi do të fillojë puna për heqjen e konteniereve.

Punonjësit e baskisë, rreth orës 09:49, kanë nisur çmontimin e kontentierëve nga tregu elektrik.

Në zonë ka prani të shtuar të policisë. Nga ana tjetër tregtarët e këtij tregu të zhvendosur para bashkisë së Tiranës kërkojnë takim urgjent me kryebashkiakun Veliaj. /Fjala.al