Ahmetaj: 18 zona për rindërtim, ja ku do të bëhen shtëpitë e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë përcaktuar 18 zona për rindërtim. Shtëpitë e pallatet e reja do të ndërtohen bashkëkohore dhe anti sizmike. Qytetarët duhet të aplikojnë në platformën online për të përfituar shtëpi. Janë 75 zyra që do t’ju shpërbejnë qytetarëve. Deri tani kanë aplikuar 200 qytetarë. Të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti duhet të aplikojnë për të përfituar shtëpi. Detajet u bënë të ditura nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat. Ahmetaj bëri të ditur se qeveria ka miratuar sot 18 zona për rindërtim. Ministri tha se  është marrë vendimi për shpalljen e zonës së re në njësinë administrative në Shijak, në Kurbin, Thumanë, në Krujë janë dy zona, njëra në Bubç dhe tjera në Fushë-Krujë.  Në bashkinë Durrës është shpallë një zonë, në Vorë një zonë dhe në Kavajë një zonë në qytet dhe në Bashkinë Tiranë kemi 9 zona.

Sipërfaqet

Qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar. Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike si dhe të rënët në krye të detyrës.

Në vendim përcaktohet se familjet që kanë humbur banesat e tyre në pallate përfitojnë nga programi i rindërtimit në të njëjtin truall. Kështu një familje me dy anëtarë do të marrë një apartament 1+1 me sipërfaqe 45 -60 m2. Një familje me 2 deri në 4 anëtarë do të marrë një apartament 2+1 me sipërfaqe 75 m2 deri 80 m2, ndërsa familjet me më shumë se 5 anëtarë struktura e apartamentit do të jetë 3+1 me një sipërfaqe që llogaritet 90 m2-100 m2.

Lexo edhe :  "Neni 210 tradhti kombëtare e Ramës, i hap rrugën shitjes së territoreve"

Ndërsa për familjet në fshat që kanë humbur shtëpitë si pasojë e shembjes përfitojnë grante për rindërtimin e banesave. Në vendim thuhet se banesat individuale do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre.

18 ZONAT E REJA

-Njësia administrative Shijak

-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin

-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë

-Njësia administrative Laç, Kurbin

-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;

-Bubq

-Fushë-Krujë, bashkia Krujë

-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone

-Në bashkinë Vorë një zonë

-Në bashkinë Kavajë një zonë

-Në Tiranë janë 9 zona për zhvillim;

-Zonën 5 maj

-Zona e ish-Uzinës së Auto traktorëve,

-Zona e Kombinatit,

-Zona e universitetit Bujqësor të Tiranës,

-Zona në njësinë administrative Balduksh

– Zonë e re në Njësinë Administrative Ndoq,

– Zonë e re në Vaqar,

-Zonë e re në Zall Herr

 

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV