Babai i Elton Hajrit në lot: Media na mbyti, djali është i pafajshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Elton Hajrit, njëri prej të akuzuarve për vrasjen dhe zhdukjen e Jani Prengës, pretendon se djali i tij është i pafajshëm dhe nuk është përfshirë në ngjarje.

Duke folur për ‘News 24’ pas seancës gjyqësore ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për 5 të akuzuarit, Ndriçim Hajri tha se më 17 janar, kur u rrëmbye Prenga, djali ka qenë në shtëpi dhe në gjendje gripi.

“Djali ka qenë në shtëpi te tezja sepse shtëpia jonë është prishur nga tërmeti. Është ngritur nga gjumi në orën 09:50 sepse ka komunikime me tezen, e cila interesohej nëse e ka pirë ilaçin. Pamje filmike nuk kam pasi nuk kemi kamera aty”, u shpreh i ati i të akuzuarit.

Sipas babait, Eltoni e ka lënë punën në resortin “Golden” katër vite më parë dhe nuk ka hyrë më në atë resort.

I pyetur nëse ndihet i frikësuar, ai nuk e mohoi duke theksuar se “mirë që kam hallin e djalit aty, por media na mbyti, familjarët (e Prengës) e marrin si të vërtetë”.

Leonard Hajri, i ati, Bajram Hajri, kushëriri i tyre, Elton Hajri, dhe Olsi Turja, akuzohen për pengmarrjen të drejpërdrejtë. Ndërsa Festim Bexhdili akuzohet që është personi që ka humbur trupin e Prengës.

Policia dhe prokuroria pretendojnë se këta persona kanë dalë në pamjet filmike që janë sekuestruar në garazhin e resortit ‘Golden’ por, të dhënat tregojnë se ata kanë mohuar pjesëmarrjen në ngjarje por kanë dhënë disa detaje përjashtuese nga krimi po jo nga dijenia.

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV