Basha i bindur: Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha është i bindur se marrëveshja për reformën zgjedhore me Edi Ramën do të prodhojë edhe zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për Abc News, Basha është shprehur: “Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhiqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore.”

Rikthimin e papritur në tryezën e dialogut nuk e quan surprizë, por një hap të rëndësishëm për të cilin PD ka luftuar për t’ju dhënë të drejta shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar.

“Me kë do e bënim Reformën Zgjedhore, do linin Edi Ramën ta bënte me oligarkët dhe kriminelët apo me një Parlament fals. Padiskutim që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu siç duhet”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike.

Historia e Majit 2017 nuk do përsëritet sipas Bashës, pasi këtë herë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar si dikur për ligjin e dekriminalizimit.

“Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, ç’ka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh, në veçanti Reformën Zgjedhore dhe të përpjekjes së PD dhe opozitës së bashkuar për ti dhënë zgjidhje kësaj krize poltike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershm”, tha Basha.

I pyetur nëse fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministër, po nëse i humb? Ai dha këtë përgjigje: “Unë nuk mendoj se shqiptarët prekupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës.”

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV