Brexit/ Çfarë do të ndryshojë pas largimit të Britanisë nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar u votua dhe u miratua më 29 janar, ndërsa ajo largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian ditën e sotme në orën 23:00.

Menjëherë ajo do të hyjë në një periudhë 11-mujore të tranzicionit, që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i bindet rregullave të Bashkimit Evropian dhe t’i paguajë para.

Shumica e gjërave do të qëndrojnë të njëjta, por do të ketë disa ndryshime.

1. Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar humbin vendet e tyre

Fytyra të njohura si Nigel Farage dhe Ann Widdecombe janë në mesin e 73 eurodeputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, që automatikisht do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Evropian.

Sepse, në momentin pasi të ndodh Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga të gjitha institucionet dhe agjencitë politike të BE-së.

Përveç Mbretërisë së Bashkuar që do të ndjek rregullat e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit për mosmarrëveshjet ligjore.

2. Nuk ka më samite të BE-së

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të duhet të jetë i ftuar posaçërisht nëse dëshiron të bashkohet me liderët e tjerë në samitet e Këshillit të Bashkimit Evropian në të ardhmen.

Ministrat britanikë gjithashtu nuk do të marrin më pjesë në takimet e rregullta të BE-së, që vendosin gjëra të tilla si kufijtë e peshkimit.

3. Ne do të dëgjojmë shumë për tregtinë

Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të fillojë të flasë me vendet në mbarë botën për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve.

Ndërsa nuk ishte lejuar të zhvillonte negociata me Shtetet e Bashkuara dhe Australinë kur ishte pjesëtare e Bashkimit Evropian, tashmë ajo do të mundet.

Përkrahësit e Brexit argumentojnë se të kesh lirinë për të vendosur politikën e saj tregtare, do të rrisë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje tregtare ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, kjo nuk do të jetë në gjendje të fillojë derisa të përfundojë periudha e tranzicionit.

4. Pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojnë ngjyrën

Pasaportat blu do të kthehet përsëri, pas më shumë se 30 vjet, pasi ato u zëvendësuan nga modeli aktual i me ngjyrë të kuqe të errët.

Duke njoftuar ndryshimin në 2017, atëherë Ministri i Emigracionit, Brandon Leëis, vlerësoi rikthimin në modelin “ikonik” blu dhe që është përdorur për herë të parë në vitin 1921.
Pasaportat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.

5. Monedha Brexit

Rreth tre milionë monedha përkujtimore 50p Brexit që mban datën “31 Janar” dhe mbishkrimi: “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet”, do të hyjnë në qarkullim sot.

Monedha ka marrë reagime të ndryshme, me disa që mbeten mbështetësit duke thënë se ata do të refuzojnë të pranojnë atë.

Qeveria kishte planifikuar të prezantonte një monedhë të ngjashme më 31 tetor, data kur Brexit ishte menduar më parë të ndodhte.

Lexo edhe :  Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Sidoqoftë, ato monedha duhej të shkriheshin dhe ricikloheshin pasi u zgjat afati.

6. Departamenti i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar mbyllet

Ekipi që trajtoi negociatat ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, do të shpërbëhet në ditën e Brexit.

Departamenti për daljen nga Bashkimi Evropian u krijua nga ish-kryeministrja Theresa May në vitin 2016.

Për bisedimet e ardhshme, ekipi negociator i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë i vendosur në Doëning Street.

7. Gjermania nuk do të ekstradojë qytetarët e saj në Mbretërinë e Bashkuar

Nuk do të jetë e mundur për disa kriminelë të dyshuar që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nëse ata ikin në Gjermani.

Kushtetuta e Gjermanisë nuk lejon që ekstradimi i qytetarëve të saj, përveç nëse bëhet fjalë për një vend tjetër të BE-së.

“Ky përjashtim nuk mund të zbatohet më pasi Mbretëria e Bashkuar është larguar nga BE”, i tha BBC News një zëdhënës i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë.

Shtatë gjëra që do të qëndrojnë të njëjta:

Për shkak se periudha e tranzicionit fillon menjëherë pas Brexit, shumica e gjërave të tjera mbeten të njëjta – të paktën deri më 31 dhjetor 2020 duke përfshirë:

1. Udhëtimi
Fluturimet, anijet dhe trenat do të funksionojnë si zakonisht.

Kur bëhet fjalë për kontrollin e pasaportave, gjatë periudhës së tranzicionit, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të lejohen të radhiten në zonat e rezervuara vetëm për mbërritjet në BE.

2. Leje drejtimi dhe pasaporta kafshësh

Për sa kohë që ato janë të vlefshme, këto do të vazhdojnë të pranohen.

3. Karta Evropiane e Sigurimeve Shëndetësore (EHIC)

Këto janë kartat që u sigurojnë shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar trajtim mjekësor të siguruar nga shteti në rast sëmundjeje ose aksidenti.

Ato mund të përdoren në çdo vend të BE (si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajni) dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme gjatë periudhës së tranzicionit.

4. Të jetosh dhe të punosh në BE

Liria e lëvizjes do të vazhdojë të zbatohet gjatë tranzicionit, kështu që shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë akoma në gjendje të jetojnë dhe punojnë në BE ashtu siç veprojnë aktualisht.

E njëjta gjë vlen për shtetasit e BE-së që duan të jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

5. Pensionet

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin e shtetit të tyre dhe gjithashtu do të marrin edhe rritjen vjetore.

6. Kontributet buxhetore

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së gjatë tranzicionit. Kjo do të thotë se skemat ekzistuese, të paguara nga grantet e BE-së, do të vazhdojnë të financohen.

7. Tregtia

Tregtia në Mbretërinë e Bashkuar-BE do të vazhdojë pa ndonjë tarifë shtesë ose kontrolle të futura.

Të fundit

Vizita në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalohet nga qytetari pasi del nga godina

Pas përfundimit të vizitës në bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar i cili ndodhej...

Vjosa Osmani takohet me zëvendëspresidentin amerikan në Paris

Presidentja e Kosovës Vjosa Omani ka takuar zëvendëspresidentin amerikan JD Vance gjatë vizitës në Paris. Ajo është takuar me të në darkën e shtruar nga...

The Telegraf: Ëndrra e Trump po zbatohet në Sazan! Aeroporti i Vlorës pritet t’i shërbejë

Ëndrra e Presidentit Trump për pasuritë e paluajtshme në Rivierën e Gazës është tashmë në zhvillim e sipër në Shqipëri. Kështu e nis shkrimin...

Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela zbulon planin e masave për 11 majin

Kryeprokurori Olsian Çela ka folur lidhur me krimet zgjedhore dhe masat që do të merren për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se synon që...

Trump i cakton një detyrë të re Richard Grenell-it

Presidenti Donald Trump ka emëruar Richard Grenellin si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington. Ky vendim...

Lajme të tjera

Web TV