Pacolli në Berlin: Serbia tregti të paligjshme armësh, kërcënohet Rajoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Behgjet Pacolli, të premten, gjatë fjalimit të tij në Konferencën Ministrore që po mbahet në Berlin, e cila synon të frenojë tregtinë e paligjshme të armëve dhe të sjellë armët nën kontroll në Ballkanin Perëndimor, ka siguruar mbështetjen e plotë të Kosovës për nismën gjermano-frënge për zbatimin e hartës për kontroll gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë se arsenalet e paligjshme paraqesin një rrezik të madh sigurie për popujt në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi, dhe më kërkesë për të lënë politikën menjanë, ka porositur se është nevoja që bashkërisht të përqendrohen për të siguruar rezultate të prekshme, por edhe adresimin e duhur të problemeve me të cilat përballet rajoni.

Kërcënimi më i madh me të cilin rajoni ynë përballet sot përsa i përket sigurisë është tregtimi i paligjshëm i armëve nga shteti serb dhe përdorimi i teknologjisë ushtarake për të krijuar aftësi përgjimi nga Beogradi, që do të përdoren në vendet fqinje me ndihmën e aktorëve të tretë”, ka thënë Pacolli, i cili në Konferencën Ministrore në Berlin mori pjesë me ftesë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës.

Të fundit

Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohen PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së...

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Çmimet e naftës vazhduan të rriten ndjeshëm të dielën, duke shtuar rritjen prej 7% nga java e kaluar, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit...

Konflikti Iran–Izrael: Retorikë Lufte, Goditje të Drejtpërdrejta, Reagime Ndërkombëtare

Nga: Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Kriza në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi të rrezikshëm, ku retorika politike po konsumohet...

Kërkimi më i madh në historinë e shtetit, arrestohet i dyshuari për të shtëna në Minesota

Vance Boelter, i dyshuari për të shtënat me armë ndaj dy ligjvënësve të Minesotës dhe bashkëshorteve të tyre, u arrestua të dielën. Një shef i...

Në Gazë, Izraeli shkatërroi reputacionin, me Iranin përpjekje e vonuar për ta rivendosur

Humbja e besueshmërisë — Netanyahu veproi që të dobësojë Iranin për sa kohë që mundet, dhe, duke vepruar kështu, të rifitojë mbështetjen e aleatëve...

Lajme të tjera

Web TV