Prokurimet e tenderat, Braçe: Të vetëdijshëm që ka korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, pranon korrupsionin në  prokurimet publike. Agjencia e Prokurimit Publik ka nisur konsultimin publik për ligjin e ri që do të rregullojë procedurat tenderuese në vend. Ndryshimet u prezantuan nga zv.kryeministri Erion Braçe, që e konsideroi dokumentin e ri si garantues të transparencës. Varianti i propozuar parashikon njoftimin paraprak të kontratës deri në 12 muaj përpara zhvillimit të procedurës  si dhe shkurton kohën e ankesave për operatorë ekonomikë pjesëmarrës në garë.

Ndërkohë që për këta të fundit parashikohen përjashtime nga tenderët deri në 3 vjet në rast të tërheqjeve të qëllimta nga gara, duke i dhënë fund pjesëmarrjeve fiktive. Braçe pranoi që procedurat e tenderëve publikë pasohen nga praktika korruptive, ndërsa paralajmëroi tolerancë zero në rast të konstatimit të tyre. Megjithatë, për shoqërinë civile projektligji i nxjerrë për konsultim publik ka një sërë problemesh. Sipas Brahajt, kërkohet një konsultim sa më i gjerë, duke përfshirë të gjithë ekspertët  fushës. Ligji për prokurimin publik është një ndër instrumentet kryesorë strategjikë që ndihmon qeverinë të arrijë objektivat ekonomike, sociale dhe të mjedisit nëpërmjet një sistemi të përgjegjshëm, efektiv dhe transparent të mirëpërdorimit të fondeve publike dhe shpenzimeve të qeverisë.

Projektligji

Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, duke marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e ndryshme të organizmave ndërkombëtarë, si: Komisioni Europian, Banka Botërore, OECD/SIGMA, etj, duke lehtësuar procesin e prokurimit, si për autoritetet kontraktore, ashtu edhe për operatorët ekonomikë.

Objektivat konkrete që synohen të arrihen me miratimin e këtij projektligji, janë:

1.Të përafrohet legjislacioni shqiptar me Acquis e BE-së, duke transpozuar ose adaptuar direktivat specifike,të cilat mbulojnë procedurat e prokurimit në sektorin klasik, sektoral dhe direktivat e rishikimit administrativ;

2.Të përmirësohet ndjeshëm kuadri aktual rregullator në fushën e prokurimit publik;

3.Të lehtësohet pjesëmarrja e operatorëve ekonomikë, në procedurat e prokurimit;

4.Të shmanget zvarritja e procesit të prokurimit, për shkak të tejzgjatjes se procesit të ankimit administrativ;

5. Prokurim i qëndrueshëm, në respektim të parimeve për mbrojtjen sociale dhe mjedisore;

Lexo edhe :  Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

6. Lehtësi në prokurimin e shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike;

7. Rritja e performancës në implementimin e kontratave, nëpërmjet forcimit të monitorimit të këtij procesi.

Draft ligji përcakton kufij të ulët dhe të lartë monetar, ku për të gjitha procedurat mbi kufirin e lartë monetar ruhen parashikimet e direktivës, ndërkohë që parashikohen afate më të shkurtuara për procedurat nën këtë kufij, pra për procedurat kombëtare.

Projektligji parashikon ndalesa në dhënien e kontratës publike, në rastet kur kandidati ose ofertuesi është në kushtet e konfliktit të interesit, ose janë në rrethin e personave të lidhur sipas parashikimeve të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, apo në të njëjtën procedurë kandidati ose ofertuesi janë në lidhje farafisnore deri në shkallë të parë. Ligji aktual nuk ka parashikime specifike, ndërkohë që në praktikë identifikohen raste të tilla, të cilat deformojnë procesin.

Ndryshe nga ligji aktual, projektligji parashikon në mënyrë më të qartë dhe të plotë,përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit, duke marrë në konsideratë llojin e objektit mall/punë/shërbim, faktin nëse kemi të bëjmë me marrëveshje kuadër, sistem dinamik blerje, ose partneritet për inovacion, si dhe rastet e kontratave shumëvjeçare.

Po kështu, risi është edhe parashikimi mbi mundësinë e kryerjes së studimit paraprak të tregut, ku autoriteti kontraktor mund të konsultohet me ekspertë, autoritete të pavarura ose operatorë ekonomikë që operojnë në treg. Përpara se të nisin një procedurë prokurimi autoriteti ose enti kontraktor mund të studiojnë tregun, me qëllim që të përgatisin prokurimin dhe të informojnë operatorët ekonomikë për planet dhe kërkesat e tyre për prokurimin.

Sa i takon marrëveshjes kuadër, si një mekanizëm, nëpërmjet të cilit, autoritetet ose entet plotësojnë nevojat e tyre për mallra dhe shërbime të vazhdueshme, duke mos ditur paraprakisht sasitë ose kushte të tjera, projekt ligji parashikon një afat të ndryshëm në rastin e kontratave sektoriale, përkatësisht deri në 8 vjet, ndërkohë që në sektorin klasik, afati vazhdon të jetë deri në 4 vjet.

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV