Reforma në drejtësi/ BE tregon se çfarë i pret shqiptarët për 2020-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca deklaroi sot se reforma në drejtësi është pasaporta e Shqipërisë për të hyrë në BE.

Në një takim të përbashkët për Reformën në Drejtësi, bashkë me ministren Gjonaj dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Soreca tha se BE ka investuar dhe është angazhuar personalisht për krijimin e reformën në drejtësi dhe se 2020 do të jetë viti kritik që do të tregojë dhe konsolidojë në praktikë të gjitha arritjet e mëparshme.

“Nderime të veçanta për trupat e reja të gjyqësorit që të bëjnë një punë të rëndësishme me integritet dhe profesionalizëm që gjatë 2020 dhe t’i japin drejtësisë themelet e forta të besueshme.

SPAK i uroj kurajë dhe guxim për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin për të kthyer shpresën e shqiptarëve në realitet. BE mbështet reformën në drejtësi dhe është angazhimi politik dhe financiar më i madh i saj në vend.

Kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar një Shqipëri demokratike dhe stabël si pjesë të BE. Këto vitet kanë qenë intensive që kanë kërkuar nerva çeliku nga të gjithë. Në vetëm 3 vite janë ndryshuar 70 teste ligjore pa llogaritur ndryshimet kushtetuese si dhe janë ngritur institucione të reja në drejtësi.

2020 do të jetë një vit kritik gjatë të cilit do të lipset që të konsolidohen të gjitha arritjet e vitit të mëparshëm. Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të plotësuar vakancat e krijuara nga vettingu dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë qendra dhe thelbi i saj.

 BE dhe SHBA do qëndrojnë krah jush për të vazhduar me këtë ritëm reformash. Reforma në drejtësi na ka mësuar se me kurajë dhe shumë punë për një të ardhme më të mirë gjithçka mund të arrihet. Reforma në drejtësi është pasaporta e Shqipërisë për të hyrë në BE’ u shpreh Soreca.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV