Shqipëria në gatishmëri për koronavirusin, kontroll ndaj çdo aziatiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo shtetas aziatik që do të hyjë në Shqipëri do i nënshtrohet kontrolleve të imtësishme për të parë nëse është apo jo i infektuar me koronavirus. Në pikat kufitare të vendit janë përcaktuar ambiente të veçanta ku do të bëhet ekzaminimi për personat që dyshohet se mund të mbajnë virusin vdekjeprurës.

Në mbledhjen e task forcës, e zhvilluar sot, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manistirliu theksoi sërish se Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të ulët, gjithsesi, masat janë rritur pas vendimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shapllur emergjencën globale.

“Do doja të informoja që pas shpalljes së emergjencës globale ne do të rrisim përforcimin aktiv të survejancës, për gjurmimet e rasteve dhe izolimin e tyre, si dhe koordinimin e institucioneve për aplikimin e këtyre masave bazuar në udhëzimet e OBSH. Dua të theksoj edhe njëherë që ne kemi një survejancë shumë të mirë të infesioneve respiratore. Është e nevojshme që të gjithë strukturat të përforcojnë masat për zbulimin e hershëm të rasteve, të realizojmë izolimin e rasteve bazuar në udhëzimin e OBSH. OBSH dhe të dhënat e saj kanë treguar deri në këtë moment që kufizimi mund të jetë jo efektiv ndaj ne do të rrisim edhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës. Në të gjithë pikën e kalimit kufitar po përforcohen, edhe në mbështetje të vendimit të fundit të OBSH, masat dhe kontrollet higjeno-sanitare. Po kryhet me imtësi vlerësimi i çdo rasti. Mjekët që janë pjesë e ISHP po koordinojnë veprimet në zbatim të udhëzimeve ndërkombëtare për të asistuar çdo rast dhe për të marrë masat e nevojshme. Deri tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Shqipëri. Por në do të përforcojmë masat në raport me atë që po ndodh sot në botë”, u shpreh Manastirliu.

Lexo edhe :  Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Italia është shteti i radhës në Evropë që konfirmon se ka identifikuar dy raste të koronavirusit, ndërkohë që ka pezulluar linjat ajrore me Kinën.

Të fundit

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Lajme të tjera

Web TV