Gjyshja në krah të Bashës, një demokrate e flaktë dhe e palodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyshe Vera, me të cilën kryeopozitari Lulzim Basha publikoi sot një foto, nuk është një pensioniste e thjeshtë e cila të gjithë kohën e shpenzon me punët e shtëpisë. Ndryshe nga shumë gjyshe të tjera, gjyshe Vera, ose Pranvera Bodinaku, zgjedh të aktivizohet politikisht, madje drejton edhe një sindikatë.

Foto e publikuar sot nga Basha tërhoqi vëmendje të madhe. Ja çfarë ai shkruante: “Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat.”

E megjithëse Basha e paraqet Bodinakun thjesht si një pensioniste, ajo është më shumë se kaq. Bodinaku drejton Sindikatën e Tregtisë dhe Turizmit dhe shfaqet edhe si analiste në Shijak Tv.

Demokratja ndjek edhe takimet që zhvillojnë përfaqësuesit e PD-së me grupe të caktuara.

Pavarësisht se Basha i fshehu këto të dhëna interesante, Pranvera, ashtu siç do bënte çdo demokrat me zemër, nuk i ka kushtuar rëndësi të madhe, por e ka rishpërndarë në Facebook-un e saj foton me kreun e PD-së.

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV