Shmanget tragjedia, shpëtohet skafi me 18 klandestinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është bërë e mundur të shpëtohet jeta e 18 personave të cilët kanë zgjedhur trafikantët shqiptar për të kaluar në Perëndim.

Policia bën me dije se një skaf me 18 klandestinë marokenë, sirian e palestinezë, që rrezikonte të mbytej, është shpëtuar nga policia shqiptare në derdhjen e Shkumbimit.

Refugjatët kishin si synim të arrinin në Itali, por nuk kanë mundur, pasi mjeti lundrues pësoi defekt dhe u detyruan të lëshonin sinjalin SOS për ndihmë.

Roja Bregdetare u nis nga Durrësi dhe u shkoi në ndihmë dhe i evakuoi ata. Ka qenë vetë skafisti që ka dhënë sinjalin për të bërë të mundur thirrjen e ndihmës.

Tashmë Policia po punon për të zbuluar këtë skemë trafiku klandestinësh, që në fakt nuk është e re dhe se policia nuk e ka për herë të parë përballjen me ta. Prokuroria pritet të nis hetimet ndërsa ende nuk dihet se kush është personi që drejtonte skafin. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV