Vetëvendosje mban pezull konfirmimin e marrëveshjes me LDK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka konfirmuar mbrëmjen e sotme arritjen e një marrëveshjeje për Qeverinë me Lidhjen Demokratike.

Arlind Manxhuka, zëdhënës për mediat në këtë forcë politike, thotë se komunikimet me LDK-në janë intensifikuar orët e fundit dhe se publiku do të njoftohet sapo të ketë një marrëveshje.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe 40 orë deri te seanca e Kuvendit të Kosovës për qeverinë Kurti, sigurisht se kemi inflacion hamendësimesh e spekulimesh. Komunikimi, konsultimet dhe takimet midis LVV dhe LDK janë intensifikuar në këto orë të fundit. Lëvizja  Vetëvendosje do të njoftojë publikun dhe anëtarësinë sapo të ketë marrëveshje”, shprehet ai.

E ndonëse nuk konfirmon arritjen e marrëveshjes, Vetëvendosje as nuk ka përgënjeshtruar raportimet mediatike se ngërçi me LDK-në është tejkaluar.

Glauk Konjufca raportohet të jetë tërhequr nga posti i kryeparlamentarit, pozitë që i do kalojë partisë së Isa Mustafës.

Përfundimtare/ Arrihet marrëveshja VV-LDK, Kosova të hënën me qeveri të re

Marrëveshja VV-LDK, mediat nxjerrin edhe emrat e ministrave

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV