Video/ Nga Wuhan në Ankara, shqiptarja dërgohet menjëherë në spital për kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbërritur në Ankara avioni ushtarak që transportoi 42 persona, përfshirë edhe shtetasen shqiptare, Silvana Doçi, të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës për shkak të koronavirusit të ri.

Studentja shqiptare, së bashku me personat e tjerë, janë dërguar në spitalin Dr. Zekai Tahir Burak në Ankara me 17 ambulanca, ku do të mbahet nën vëzhgim për 14 ditë në dhoma teke dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve çdo tre ditë.

Ushqimet dhe të gjitha shërbimet do të ofrohen me produkte njëpërdorimëshe të cilat pas përdorimit do të vendosen në qese të veçanta dhe do të vlerësohen si mbetje mjekësore.

Avioni dhe materialet në avion do t‘i nënshtrohen procesit të pastrimit nga ekspertë kimikë, biologë, radiologë dhe bërthamorë (KBRN) të Komandës së Forcave Ajrore. Procesi i pastrimit nag brenda dhe jashtë avionit do të kryhet me përdorimin e kimikateve dhe pajisjeve të veçanta nga personeli i pajisur me maska gazi dhe veshje të KBRN-së. Më pas në çadrën e dekontaminimit të KBRN-së do të bëhet procesi i pastrimit të një e nga një të personelit të avionit, raporton ‘Anadolu Agency’.

Në kuadër të operacionit të evakuimit të planifikuar nga Ministria turke e Shëndetësisë, avioni ushtarak A400M i Forcave Ajrore Turke, përfshirë 2 ekspertë për infeksione, 4 infermierë për kontrollin e infeksioneve u nis dje në orën 12:05 sipas kohës lokale drejt qytetit Ëuan të Kinës. Në avion u transportuan gjithashtu edhe ndihma me pajisje mjekësore për Kinën.

Avioni ushtarak tansportues i shndërruar në ambulancë mbërriti në orët e natës në qytetin Wuhan. Pas kontrolleve të kryera nga ekipet e ekspertëve shëndetësorë udhëtarët hipën në avion i cili në orët e para të mëngjesi u nis nga Kina drejt Turqisë.

Lexo edhe :  "Berisha nuk vjen dot në pushtet”/Ngjela: Rama i sigurt për fitore, PS nuk ka konkurrencë

Rritet sërish numri i viktimave nga coronavirus

Të fundit

Aktorja e madhe Tinka Kurti në shtëpi të moshuarish: ishte vendimi im

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti, po jeton aktualisht në një shtëpi për të moshuar në periferi të Tiranës. Lajmi...

Për ata që nuk u vranë në Tropojë

Nga Frrok Çupi Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete! Të shumtët kanë shpëtuar dhe janë...

“Keni mbështetjen tonë për grup kapitujt”, Kallas: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE e kuptoj se...

Basha i merr gjysmën e elektoratit Berishës, PD pa frymë dhe e përçarë drejt 11 majit

Lulzim Basha po tregon se është surpriza e padiskutueshme e fushatës së 11 majit, duke rrëmbyer zemrat dhe votat e demokratëve. Një sondazh i...

Pastrimi i parave shpërthen në shifra alarmante në Shqipëri

Një valë e re shqetësuese e pastrimit të parave ka goditur Shqipërinë, ku vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 1,632 raste të dyshimta, një...

Lajme të tjera

Web TV