Artan Fuga flet për lobe të fuqishme shqiptare kundër BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e David Sassolit, kreu i Parlamentit Evropian, se në Shqipëri gjeti një bashkim të njerëzve rreth projektit të integrimit evropian, ka tërhequr vëmendjen e akademikut Artan Fuga. Fuga shkruan se nuk e di se si ka arritur Sassoli në këtë përfundim në një kohë kur realiteti i shoqërisë shqiptare është larguar gjithnjë e më shumë nga integrimi evropian.

Sipas Fugës, në Shqipëri veprojnë faktorë të fuqishëm që nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet në BE.

“Hapen ose nuk hapen negociatat, kjo nuk ka lidhje fare me atë që fatkeqësisht është sot pozicioni i lobeve të fuqishme shqiptare kundër BE. Unë uroj sinqerisht që zoti David Sassoli t’a ketë të bazuar çka deklaroi, të mos e kenë gënjyer, ose më keq, të jetë vetëgënjyer”,shkruan akademiku.

Reagimi i plotë

I nderuar Shkëlqesia Juaj zoti David Sassoli:

Shqipëria europiane ka pësuar knockdoën

—————————————————-

Unë nuk e di sesi arriti zoti David Sassoli, kryetar i Parlamentit Europian, te përfundimi se në Shqipëri gjeti një bashkim të njerëzve rreth projektit të integrimit europian.

Ashtu qoftë!

Nuk e di se ku u mbështet, ku i mori faktet, ku i bëri matjet e opinionit, ku i studjoi prirjet e ekonomisë, të kulturës, të administrimit.

Punë e tij!

Uroj të mos ketë gabuar! Do të m’a donte zemra!

Sa për mua, unë i qendroj bindjes që vjen nga studimet e mia se :

  1. Realiteti i shoqërisë shqiptare i është larguar gjithnjë e më shumë integrimit europian, jo vetëm në politikë, por, edhe në art, kulturë, shkencë, ekonomi.
  2. Shqiptarët emigrojnë në Evropë sepse ndjejnë se modeli europian është në zbehje dhe në pikjatë në Shqipëri.
  3. Në Shqipëri veprojnë faktorë të fuqishëm që nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet në BE. Si asnjëherë më parë Shqipëria është e përçarë mes qytetarëve që vazhdojnë ende të duan një afrim me BE, dhe lobive të fuqishme antievropiane në veprime, por hipokrizisht europianiste.
  4. Modeli i zgjedhjeve, i gjykatave, i drejtësisë, i ekonomisë, i të drejtave të njeriut nuk ka asnjë avancim, përkundrazi është në lëvizje të kundërt me modelet europiane.
  5. Shqipëria europiane, Shqipëria e rrënjëve, e traditës, ka qenë pjesë e Europës në besimet, organizimet sociale, vlerat njerëzore, kurse sot kulturalisht dhe ekonomikisht, politikisht është e izoluar nga Evropa. Njësoj, në disa drejtime të rëndësishme, si në kohën e Perdes të Hekurt!
Lexo edhe :  Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Hapen ose nuk hapen negociatat, kjo nuk ka lidhje fare me atë që fatkeqësisht është sot pozicioni i lobeve të fuqishme shqiptare kundër BE.

Unë uroj sinqerisht që zoti David Sassoli t’a ketë të bazuar çka deklaroi, të mos e kenë gënjyer, ose më keq, të jetë vetëgënjyer!

Forcimi i europianizmit në Shqipëri kërkon përqasje të tjera sa nuk është shumë vonë!

Të fundit

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate. Stafi...

Lajme të tjera

Web TV