Dimri ju jep depresion? Ja si ta evitoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh gjatë stinës së dimrit ndiejnë melankoli dhe depresion. Te këto njerëz, të cilët vuajnë nga çrregullimi afektiv sezonal, ka shenja lodhjeje dhe depresioni.

Rreth 10-20% e popullatës botërore vuajnë nga ky çrregullim, ndërsa që shumica ndjejnë mungesë energjie dhe vullnet për punë. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton në ndryshime hormonale.

Shenjat e çrregullimit afektiv sezonal janë: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.

Disa këshilla si të evitoni këtë çrregullim:

Dilni përjashta!

Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty kah mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj

Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli!

Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit!

Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të preken i nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë pemë dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta.

Të fundit

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

Lajme të tjera

Web TV