Lista e re/ Ja barnat që mund të merrni pa lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohet lista me barnat e rimbursueshëm, e cila do të zbatohet na të gjithë mjektët që lëshojnë receta nga data 1 shkurt e këtij viti. Lista e barnave, që rimbursohen nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre tashmë ka hyrë në fuqi. Në vendimin e Këshillit të Ministrave është përcaktuar se efektet financiare, që burojnë nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, miratuar për vitin 2020.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kategoritë që përfitojnë barna të rimbursueshëm.  Përfitues është çdo shtetas që paguan kontribut për sigurim shëndetësor, ose për të cilin paguan shteti, është i siguruar dhe përfiton nga skema e sigurimeve shëndetësore.

Karta e Shëndetit, është dokumenti i vetëm që vërteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore. Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor dhe pagesa e kontributeve përkatëse janë të detyrueshme për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, me banim të përhershëm në Shqipëri, si:

1.Të punësuarit;

2.Personat e vetëpunësuar;

  1. Punonjësit e papaguar të familjes;

4.Persona të tjerë ekonomikisht aktivë.

Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon, gjithashtu, kategoritë e mëposhtme të personave ekonomikisht joaktivë, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga Buxheti i Shtetit ose burime të tjera të përcaktuara me ligj:

  1. Personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  2. Personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin përkatës;
  3. Personat e regjistruar si të papunë- punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit;
  4. Shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë;
  5. Fëmijët nën moshën 18 vjeç;
  6. Nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike;
  7. Kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta;
  8. Viktimat e trafikimit, sipas identifikimit të bërë nga strukturat e Ministrisë të Punëve të Brendshme.
Lexo edhe :  Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

9.Personat e siguruar vullnetarisht

Çfarë përfitoni?

Sigurimi i detyrueshëm financon paketat e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm, ku përfshihen:

1.Vizitat mjekësore pa pagesë në institucionet shëndetësore publike, që financohen nga sigurimi shëndetësor dhe në respektim të sistemit të referimit;

  1. Vizitën falas në banesë – kur gjendja shëndetësore e të sëmurit nuk mundëson paraqitjen në institucionin shëndetësor;
  2. Ekzaminimet mjekësore në institucionet shëndetësore publike;
  3. Trajtimet mjekësore pa pagesë në spitalet publike;
  4. Shërbimet e paketave shëndetësore në institucionet shëndetësore private të kontraktuara me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë;
  5. Rimbursimi i plotë ose i pjesshëm i barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme në varësi të kategorisë;

Më konkretisht për barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 % (për qind) të çmimit të barnave, por jo më shumë.

Kategoritë si: pensionistë, invalidë të plotë, fëmijë 0 – 12 muaj, të sëmurë me CA, TBC, të verbër përfitojnë falas alternativën e parë të çdo bari të përfshirë në listë.

Kategoritë si: veteran dhe invalidë të luftës, përfitojnë falas në masën 100 % të gjitha barnat e listës së rimbursueshme, si dhe të gjitha barnat e tjera të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. /Fjala.al

Nga faqja 17-54 by Fjala.al on Scribd

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV