Njihuni me dy shqiptarët më të kërkuar, ja krimet e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për median për dy nga shqiptarët më të kërkuar.

Nga të dhënat mësohet se dy më të kërkuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Një nga të kërkuarit është  Gleron Jahjolli, i cili në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari tjetër me burg përjetë është shtetasi Fran Prendi, që në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari  i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”. /Fjala.al

Të fundit

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Lajme të tjera

Web TV