Nuk kanë marrë pagat që katër muaj, naftëtarët dalin në protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 800 naftëtarë të uzinës së Ballshit kërcënojnë për grevë urie sepse kanë katër muaj pa marrë pagat. Ata kanë bllokuar punën në uzinë dhe kërkojnë zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

Naftëtarët po përjetojnë ditët e tyre më të vështira. Ata janë shprehur se ushqimet po i blejnë me listë dhe fëmijët i kanë hequr nga shkolla.

Këtë të hënë ata kanë dalë me pankarta duke protestuar para prefekturës së Fierit.

Kërkuan pagat, sigurimet dhe dhanë alarmin për rrezikshmërinë që paraqet uzina si pasojë e mosmirëmbajtjes.

“Kush do t’i marrë në dorë fatet e kësaj rafinerie në këto kushte teknike aktualisht.”

“Me këtë privatizim ka dalë me humbje, është privatizim me humbje.”

Thonë se ndjehen të braktisur nga qeveria dhe në rast se nuk ndërhyhet për një zgjidhje të shpejtë, paralajmërojnë grevë urie.

“Greva e urisë, o ta fikin fare atë rafinerinë, ose ta ndezin njëherë e mirë.”

Rafineria e Ballshit u mbyll në muajin shtator për shkak të mos furnizimit me naftë bruto nga Bankers Petroleum.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV