Rama mesazh PD-së: Jeni ushqyer nga krimi, tani e përdorni si mjet politik

Edi Rama i është përgjigjur opozitës e cila ka kritikuar kryeministrin duke e kundërshtuar ligjin special anti-KÇK-së.

Kryeministri sqaron se nuk është asnjë surprizë, por shton se nuk kanë parë gjë akoma.

“PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti-KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij” shkruan Rama.

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar kurrsesi nuk mund të ketë rezultate konkrete pasi kjo qeveri është vetë e lidhur me krimin. /Fjala.al