“Deklarata raciste e Teutës”, Tirana kërkon ndërhyrjen e Disiplinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja Tirana-Teuta duket se ka vazhduar edhe jashtë fushës së blerët, ku nga të dyja skuadrat ka pasur një sërë reagimesh kundër njëra-tjetrës..

Në qendër të këtyre reagimeve ka përfunduar lojtari i kryeqytetasve, Michael Ngoo për të cilin sipas klubit të Tiranës janë bërë deklarata raciste.

Në një reagim në rrjetet sociale, Teuta akuzon Ngoo për frakturat e tre lojtarëve të saj, ku bie në sy se në këtë postim nuk shkruan direkt emrin e tij, por i referohet lojtari me ngjyrë i Tiranës.

“KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i cili me goditjet e tij me brryl i ka shkaktuar fraktura tre lojtarëve tanë. I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste. Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë.

Zyra për shtyp—KF Teuta”-thuhet në reagimin e Teutës.

Për këtë njoftim ka ardhur edhe kundërpërgjigja e bardhebluve të kryeqytetit, të cilët kanë kërkuar që Komisioni i Etikës të marrë në shqyrtim këtë rast.

“Respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën raciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikës të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo.

Një shkresë zyrtare me kërkese do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli”-shkruhet në faqen zyrtare të Tiranës./Fjala.al/

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV