Rusia “i bie shkurt” me të infektuarit nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka vendosur të zgjedhë një rrugë të shkurtër me personat e infektuar nga koronavirusi vdekjeprurës. Çdo person i huaj që hyn në vend dhe rezulton me virus do të dëbohet.

Është kryeministri Mikhail Mishustin që konfirmon se koronavirusi është futur në listën e sëmundjeve që janë shumë infektive, çka mundëson masa më të rrepta ndaj shtetasve të huaj me shenja sëmundjeje, përfshirë karantinën dhe dëbimin.

“Tani koronavirusi i ri është shtuar në listën e sëmundjeve shumë infektive. Kjo do të mundësojë dëbimin e shtetasve të huaj, nëse vërtetohet se kanë këtë sëmundje dhe shpalljen e masave të veçanta kufizuese, duke përfshirë izolimin dhe karantinën”, u shpreh Mishustin.

Rusia ka mbyllur kufijtë me Kinën, ka pezulluar qarkullimin në kufirin me Mongolinë, si dhe ka ndaluar përkohësisht dhënien e vizave për grupet turistike dhe vizat e punës për qytetarët kinezë.

Koronavirusi ka shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 361 personave në Kinë, ndërsa mbi 17.200 të tjerë janë infektuar.

Të fundit

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV