Ambasadori shqiptar në Kinë jep alarmin për coronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori shqiptar në kinë Selim Belortaja, ka folur rreth situatës së coronavirus, e cila mesa duket nuk është aq në kontroll sa pretendohet. Ambasadori shprehet se Kina komuniste po mundohet që ta paraqesë situatën me optimizëm dhe se virusi nuk është shqetësim për të, por ky coronavirus nuk është thjesht çështje psikologjie.

Beloraja na fton të shohim raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë edhe pse ato janë vjetruar pasi situata e coronavirus përkeqësohet me një diferencë të shkurtër orësh. Ai bën thirrje që të kemi vigjilencë maksimale dhe të respektojmë standardet e higjienës pasi bëhet fjalë drejtpërdrejt me jetët tona.

Ambasadori ka ndjekur nga afër situatën e shpërthimit të virusit në Kinë dhe ky fakt e bën të prekur emocionalisht më shumë se të tjerët për sa i përket gjendjes së epidemisë.

Selim Belortaja shkruan:

“Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë këto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dërgon ne djall virusin ..vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësire ngelet për shkencëtaret e vërtete qe po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për me tej.

Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërish për përgjegjësinë qe kemi ndaj bashkëkombësve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shih OBSh bashkangjitur). Numuri i të infektuarve rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar këtij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!

Lexo edhe :  Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori. I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare ne Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dore vete zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! askush nuk ka zbuluar ndonjë formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! merrni vendim të pjekur.

Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) është vjetruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra ane. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mire për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.”

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV