Dita e parë si kryeministër, Albin Kurti e nis me shkelje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E kishte premtuar përpara fushatës, por edhe pas fitoi zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit se, kur të hynte në zyrën e Kryeministrit do të mbante aty edhe flamurin shqiptar. Por Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin në ditën e parë të punës si kryeministër i Kosovës.

Ai ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip S. Kosnett, si dhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin. Në fotot e shpërndara nga zyra e shtypit të Qeverisë, flamuri shqiptar nuk duket asgjëkundi në zyrën e Kurtit. Flamuri kuq e zi shfaqet vetëm kur në takim hyn ambasadori Minxhozi, i cili normalisht përfaqësohet me atë flamur. Por kur në zyrë ishte ambasadori amerikan, shihen vetëm flamujt e Kosovës dhe të SHBA-së.

Albin Kurti kishte premtuar se flamuri kuq e zi do të qëndronte në krah të flamurit të Kosovës, por deri më tani nuk ka ndodhur kështu. Pasi fitoi zgjedhjet, Kurti i priti ambasadorët në selinë e Vetëvendosjes vetëm me flamurin kuq e zi dhe jo atë të Kosovës, duke shkaktuar reagime edhe në Beograd. Por një veprim të ngjashëm nuk e ka përsëritur tani që ka hyrë në zyrën e kreut të ekzekutivit.

E ka ftuar Rama? Kurti konfirmon: Vizita e parë si kryeministër në Shqipëri

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV