Gramsh/ Tre të plagosur pas shpërthimit të një ngrohëseje në lokal

Në një lokal në Gramsh është shënuar një ngjarje e rëndë. Bëhet me dije se ka shpërthyer një ngrohëse.

Në fshatin Gramsh, në një lokal, duke ndezur sobën e drurit me benzinë, ka marrë flakë e ka shpërthyer bidoni i benzinës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç,  dhe E.H., 28 vjeç,

Policia raporton se tre të plagosurit janë dërguar në QSUT, në Tiranë, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Dy personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.