Kokainë në mjaltë, 11 persona në pranga, ndër ta dy femra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një histori që mund të mësohet vetëm nëpër filma, por në fakt njerëzit e drogës arrijnë ta realizojnë kudo dhe kurdo. Kështu ka ndodhur me një grup shqiptarësh në një zonë të njohur të Italisë të cilët kishin  përdorur bletët për të fshehur dhe koduar kokainën. Por sipas të dhënave ata nuk është se vetëm merreshin me drogë. Në shtëpinë e tyre janë gjetur edhe dy femra që mendohet se ishin të lidhura me anëtarët e grupit kriminal, 9 prej të cilëve ranë në pranga bashkë me vajzat që policia italiane i quan si të prostituara me dëshirën e tyre. Referuar medieve italiane të cilat kanë dhënë raportet policore për rastin mësohet se disa personat janë arrestuar gjatë muajve të kaluar, ndërsa dy të tjerë Konstant Racholli dhe Elvis Drunka janë vënë në pranga para dy ditësh.

Mediat italiane raportojnë se në kuadër të operacionit “Mjalti i Bardhë”, policia italiane ka mundur të godasë një bandë italio-shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte një shqiptar 41-vjeçar me origjinë shqiptar.  Në fakt, bletaria ishte vetëm për kamuflimin e trafikimit të drogës. Agjentët inspektuan disa koshere me bletë në zonën e La Spezia sepse dëgjuan anëtarët e grupit të flisnin për drogën e ruajtur diku. Kështu kokaina u gjet në shtëpinë afër fushës me koshere bletësh. Banda e trafikimit të drogës kishte marrë një shtëpi në zonën e Kinquale, e izoluar aq sa të ishte e qetë por e arritshme pa shumë vështirësi nga anëtarët e grupit. Në këtë shtëpi dy vajza ‘prostituonin’ veten e tyre, por nga ana tjetër dyshohet edhe të kishin lidhje dashurore me anëtarët e grupit.

Është identifikuar se drejtuesi i grupit është një shqiptar 41-vjeçar, i cili është përgjuar në një moment kur me ndihmën e interpretuesve, organizon mënyrën për të marrë drogën. Ai takohet me bashkatdhetarët e tij në Belgjikë dhe kontakton me ta pasi droga vinte nga Evropa Veriore dhe grupi e merrte atë dhe më pas e shpërndante në treg. Në goditjen e fundit policia arriti të gjejë dhe të sekuestrojë 1.5 kg kokainë konkretisht në vendin ku gjendeshin edhe ca koshere bletësh, të cilat mbaheshin nga grupi në oborrin e shtëpisë që kishin marrë me qira! n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Celibashi paralajmëron emigrantët/ Ata që shesin votën do përballen me sanksione të rënda

 

Të fundit

Berisha kërkon të gënjejë përkrahësit e tij se Donald Trump është me Saliun

Spartak Ngjela Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të...

Makina përpleset me skuterin, transportohen me urgjencë në spital 13-vjeçarët e plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H.,...

Arrestimi i shefit të qarkullimit rrugor, zbulohet sesi Roven Zeka ra në rrjetën e SPAK

Zbulohen detaje nga përgjimet e SPAK ndaj shefit të qarkullimit rrugor  Roven Zeka. Mesohet se bashkëshorja e Zekës u përfshi në një aksident rrugor, dhe...

Berisha i zë vendin Bashës/ Bëhet lëmsh me shifrat gjatë fjalimit

Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli për kujdesin shëndetësor duke thënë...

Presidenti rus shpall armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve

Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve. Armëpushimi do të jetë në fuqi nga ora 18:00 e datës 19...

Lajme të tjera

Web TV