Përgjimet e dosjes 339/Gjepali porosit gruan: Dy kallashët hidhi tek pulat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja 339, e grupit të Shijakut, është një dosjet më të nxehta, të cilën prokuroria e Posaçme, SPAK e ka dërguar në gjykatë. Njëri prej anëtarëve të këtij grupi që akuzohen se kanë kryer trafik narkotikësh si dhe përpunim e magazinim droge në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, është edhe Saimir Gjepali.

Gazeta Fjala ka siguruar dosjen e Gjepalit ku figurojnë edhe përgjimet ndaj tij.  Nga përgjimet rezulton se Gjepali porosit gruan e tij për zhdukjen e provave nga shtëpia, pasi policia kishte shkuar për kontroll.

Sipas dosjes së prokurorisë, në 16 qershor 2018, policia e Durrësit ka ushtruar kontroll tek banesa e Saimir Gjepali, njërit prej të pandehurve të dosjes 339 në Shijak, ku janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, një sasi prej 149 gram lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, dy armë automatik, një armë pistoletë, një armë gjahu, një pistoletë sportive, një sasi municioni, dhe një automjet i blinduar.

Nga metodat speciale të hetimit,nga përgjimi i bisedave të Saimir Gjepali që bën me familjarët e tij, ai i udhëzon që të hedhin lëndën narkotike dhe pistoletën që ai i mbante në banesën e tij, duke iu thënë që të mos e hapnin derën e dhomës, ku ndodheshin këto sende.

Më tej Gjepali porosit gruan e tij të quajtur “Nila” se nuk duhet të hapte derën e barakës pasi aty kishte dy automatikë kallashnikovi.

Për më tepër, Gjepali e porosit që dy kallashnikovët t’i hedhë tek pulat. Konkretisht më datë 16 qershor 2017, familjari i Saimir Gjepali, që identifikohet me emrin “Nila” ka telefonuar Gjepalin dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Nila: Hë Shaqe!

Gjepali: Alo!

Nila:Ka ardh policia kontroll ke sh ‘pia e re,janë t ‘u e hap derën e sh’pisë së re

Gjepali : Ç’a thu ti ere?

Nila:Ç’a bë bëj?

Gjepali: Mos ia hap, mos ia hap, mos e hap

Nila: Jo! Ç’a t’i them, ç’a t’i them?

Lexo edhe :  Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Gjepali: S’kam! E ka burri çelësin thuj, a n’gjon?!

Nila: Po, po! Ejj, mos bëjnë kontroll këtu?

Gjepali: Ku ri?

Nila: Këtu ke sh’pija jonë,

Gjepali: Mos e hap, derën fare Nila. Hajt

Nila: Ke sh’pija jonë që jena këtu

Gjepali: Kush është aty, kush është? Ç’a policie është?

Nila: Janë një tufë me maska, dy fugona

Gjepali: Ç’a thu ti ere?!!! Hajt

Nila: Ç’a të bëj këtu ke sh’pia jonë, ç’a të bëj kë sh’pija jonë?

Gjepali: Si?

Nila: Ç’a të bëj këtu ke sh’pia jonë?

Gjepali: S’ke ç’a me bo asgjë Nila, mbyll derën e dhomës aty përjasht, merr ke një pistoletë atje sipër asaj…,

Nila: Ku, ku, ku?

Gjepali:…sipër minibarit, kape hudhe andej nga Siriu, hë

Nila: Ku, ku, ku?

Gjepali: Sipër minibarit, hudhe nga Siriu, hë, hajt!

Nila: Po, po

Gjepali: Hajt ”.

Ndërkohë po në datën 16 qershor 2017 mes Saimir Gjepalit dhe shtetases “Nila” zhvillohet sërish një bisedë ku mes tyre komunikohet si më poshtë, duke biseduar për fshehjen e dy armëve automatikë kallashnikovi dhe një pistoletë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Gjepali::O Nila… thuje, jetoje atje, nuk jetoj këtu

Nila: ku?

Nila: 950: të mos vijnë për kontroll

Gjepali: hudh vetëm pistoletën

Nila: e hudha

Gjepali: mos e hap derën e barakes atje se ke dy kallashë, hidhi matanë, a dëgjon ti

Nila: po

Gjepali:hodhi mas pulave..ke dy kallashe atje

Nila: hë?

Gjepali: ke dy kallashe atje tek dhoma, sipër këpucëve, hodhi matanë tek…dhe hapi shtëpinë e vjetër, nuk jetoj më atje …jetoj më këtu.

Nila:mirë, hajt

Gjepali: a dëgjon

Nila: po më pyetën për ty, çfarë tu themë

Gjepali: zotria ka ikur deri në Lushnjë..vetëm hedhi dy kallashët, mos e hap shtëpinë e re, as garazhe, asgjë…

Nila: mirë, mirë,

Gjepali: futi tek shtëpia e vjetër…hudhi dy kallashët matanë tek shtëpia e….”./Fjala.al/

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV