Përplasi 6 persona: Ika se mendova se ishte pritë. Policia desh më vrau!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I riu që u bë ‘shkak’ për aksidentin e sotëm që për pak sa nuk rezultoi fatal për jetën e disa personave,  ka rrëfyer para policisë së Elbasanit duke treguar të vërtetën e asaj çfarë kishte ndodhur në të vërtet. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike që ka patur dijeni që po e ndiqte policia pasi në momentin e parë që iu ka afruar fuoristrada ka menduar se dikush i ka bërë pritë dhe donin të ekzekutonin. Ndaj ka ikur. Dhe në momentin që është përplasur me makinat e tjera, ka qenë sërish policia që ka bërë ndërhyrjen e gabuar duke i shpuar gomën dhe duke i provokuar ndalesë, por që ka rezultuar mjaft problematik.

“Fuoristrada mu vu pas që në Devoll. Nuk e dija se kush ishte. I dhashë gaz dhe u largova me shpejtësi. Kur pashë që po më ndiqte me të njëjtën shpejtësi atëherë edhe unë nxitova dhe nuk iu ndalova asnjë post-blloku nga frika. Nuk doja t`i bëja keq askujt dhe jam i sigurt që nuk do të ndodhte asgjë e keqe nëse policia nuk më provokoi aksidentin. Aty mund të vriteshim të gjithë pasi isha me shumë shpejtësi. Nuk kam patur dhe nuk kam asnjë problem dhe nuk e di se pse më ndiqnin në atë mënyrë”.

Kështu është shprehur Aldrion Shehu, i riu që desh iu mori jetën 6 personave. Ai ishte duke drejtuar një makinë tip ‘Passat’, me të cilën kaloi 3 postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij. Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë çarë gomën duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë që solli edhe përplasjen me mjete të tjera. Nga ngjarja mbetën të plagosur gjashtë persona, mes tyre edhe efektivi i policisë, Eugen Abdurrazaku. Ky i fundit është sjellë në Tiranë dhe sipas të dhënave është jashtë rrezikut për jetën. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

 

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV