Nuk ishte aksident?!/ Tragjedia në Këlcyrë, prokurori i njohur ngre dyshime të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë u regjistrua rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të marte në aksin “Këlcyrë-Përmet”.

Një automjet humbi kontrollin dhe ra në anën e lumit Vjosa. Nga ky aksident ngelën 8 viktima, 7 nga të cilët emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.

Në lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, prokurori Petrit Çano e cilësoi ngjarjen si kriminale e jo aksident. Sipas tij, shoferi Sokol Ismeti ka nxituar për të humbur gjurmët nga patrulla e policisë që hasi rrugës, edhe pse efektivët nuk ishin në ndjekje.

“Ky nuk është aksident, është një ngjarje kriminale. Personi që po i transportonte për t’i dërguar drejt vendeve të Bashkimit Europian ka hasur në një patrullë të policisë gjatë rrugës. Në këtë moment, ai është kthyer mbrapsht dhe ka ecur me nj shpejtësi shumë të madhe, besoj deri në mbi 170km/h. Në një segment të rrugës, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në vendin ku më pas u gjetën viktimat. Ka qenë një mjet tip “Benz” me portobagazh, ishin 8 veta brenda të njëjtit mjet. Një pjesë kanë qenë të futur në portobagazh, një pjesë në sediljet e prapme. Shoferi ka qenë i ri, rreth moshës 27-28 vjeç. Nuk është aksident sepse ai i ka vrarë ata, përveç trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, ai i vrau. Dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve të organizuara kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të emigrantëve. Policia nuk ishte në ndjekje, ai thjesht donte të humbte gjurmët sepse efektivëve u humbi dhe nuk po i ndiqnin.”- tha prokurori./E.T

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV