Largimi nga familja mbretërore e ka privuar princ Harry-n nga përfitimi I fondeve publike.
Kështu ka deklaruar pallati mbretëror Buckingham Palace. Jo vetëm kaq, por dukët e Sussex, do të kthejnë edhe paratë që kanë shpenzuar për rikonstruksionin e rezidencës së tyre Frogmore Cottage, prej 2.4 milionë sterlinash.
Në njoftimin e publikuar nga familja mbretërore, thuhet se mbretëresha Elizabeth mbështet vendimin e nipit dhe nuses së tij.
Duke nisur nga pranvera, çifti nuk do të njihen më si Harry duka i Sussex dhe Meghan dukesha e Sussex, pasi tituj të ciët do ju hiqen. Ndërsa Harry do të mbetet gjithsesi princ, i cili është titull i marrë qysh nga lindja.
Në kuadër të marrëveshjes së largimit, Harry dhe Meghan duhet të kthejnë 2.4 milionë sterlina, të cilat i kanë shpenzuar për rezidencën e tyre në Britaninë e Madhe.