Shkarkohet trajneri i Torinos, a do jetë De Biasi zëvendësuesi i tij?

Klubi i Torinos ka shkarkuar trajnerin Walter Mazzari, pasi është zhgënjyer nga rezultatet e skuadrës.

Menjëherë pas shkarkimit të 58-vjeçarit është gjetur edhe zëvendësuesi i tij dhe është prezantuar zyrtarisht te ekipi.

Në këtë mënyrë dëshira e ish teknikut të Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi për t’u rikthyer edhe njëherë në klubin e Torinos duket se është e pamundur.

Në raportimet e medieve italiane thuhej se ky pozicion mund t’i jepej Giannit dhe se ai mund të kalonte në Serinë A, por presidenti i Torinos Urbano Cairo e ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin.

Moreno Longon rikthehet kështu në klubin ku ka luajtur vite të shkuara, por tashmë me një pozicion tjetër, duke qëndruar në krye të stolit./Fjala.al/