Zbulohet dokumenti/ Albin Kurti do të drejtojë dialogun me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti u votëbesua dje nga Kuvendi për të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Një nga pikat e programit të qeverisë është edhe çështja e bisedimeve me Serbinë.

Qeveria e re do të udhëheqë me përkushtimin e mbrojtjes së interesit kombëtar, shtetëror e shoqëror, në mbrojtje të sovranitetit e integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në programin qeverisës të Albin Kurtit.

Çështja e dialogut me Serbinë, konsiderohet si një nga temat më “pikante” të skenës politike duke qenë së brenda këtij viti parashikohet që të përfundojë procesi i negociatave me Serbinë.

Edhe vetë Lëvizja Demokratike e Kosovës ka dhënë miratimin që procesi i dialogut të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Kryeministri mbi bazën e mandatit kushtetues. Dialogu zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksesionit të ish-Federatës Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element konstitutiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy shteteve”, thuhet në marrëveshjen për bashkëqeverisje të LVV-LDK.Gjithashtu, në marrëveshje është vendosur që tema e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të nuk do të jenë çështjet që lidhen me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Temë e dialogut nuk mund të jenë çështjet që lidhen me integritetin territorial, sovranitetin e vendit, rregullimin dhe funksionalitetin e brendshëm të vendit, karakterin unitar apo krijimin e pushtetit të tretë për vendbanime me popullsi serbe. Kryeministri raporton në Kuvend në baza të rregullta për procesin e dialogut”, shkruhet në marrëveshjen për programin qeverisës.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë dakordësuar gjithashtu se koalicioni qeverisës do të rishikojë edhe marrëveshjet e arritura deri më tani, për të parë nivelin e zbatimit të tyre nga ana e Serbisë.

Lexo edhe :  Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Gjithashtu, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, këto çështje do të shtrohen në tavolinën e bisedimeve me Serbinë./Fjala.al/

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV