5 shkurt, gjashtë yje të futbollit festojnë sot ditëlindjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 shkurti është data që përkon me ditëlindjen e plot 6 yjeve të futbollit kudo në botë, ku përfshihen edhe emra si ai i ikonës së Rumanisë, Gheorghe Hagi.

Legjenda e futbollit rumune, Hagi feston sot datëlindjen e tij të 55-të, ndërsa në të njëjtën ditë, por 30 vite më vonë ka lindur edhe lojtari shqiptar Adnan Januzaij, i cili i bie të festojë sot përvjetorin e tij të 25-të.

Januzaj luan për skuadrën e Real Sociedad, duke konkurruar kështu në një prej kampionateve më të mëdha të futbollit në botë  atë të Spanjës si dhe është pjesë e përfaqësuese së Belgjikës.

Ylli i Juventus Cristiano Ronaldo i bashkohet listët se lojtarëve dhe legjendave që kanë sot përvjetorin e lindje. Ronaldo ka bërë plot 35 vjet, e megjithatë ai duket në superformë dhe vazhdimësia e tij në futboll mund të jetë dhe për shumë vite të tjera.

Sulmuesi i Paris Saint-German, Neymar bën sot 28 vjeç dhe duket se ndodhet në fazën më të mirë të tij nga karriere futbollistike. I fundit në këtë listë, por jo për nga rëndësia është lojtari kroat i Lokomotiva e Moskës,  Vedran Corluka, i cili sot bën 35 vjeç.

Duket se data 5 shkurt paska qenë e shënuar për botën e futbollit, duke sjellë në jetë disa nga emrat më të mëdhenj gjatë gjithë historisë së këtij sporti./Fjala.al/

 

 

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV