Çfarë ndodhi sot? Kriza e Barcelonës pas përplasjes Messi-Abidal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja midis yllit të Barcelonës Lionel Messit dhe drejtorit sportiv Eric Abidal kanë krijuar tensione të mëdha brenda klubit katalunas, aq sa dhe drejtuesit e bordit janë të frikësuar.

Seanca e sotme stërvitore nuk ka nisur si ditët e tjera raporton media spanjolle “Marca”, e cila rendit në bazë të orëve ndodhitë brenda kësaj skuadre.

12:02. Quique Setien u përpoq të zvogëlonte tensionin në seancën stërvitore të Barcelonës të mërkurën në mëngjes, megjithëse kishte një atmosferë jo të mirë, Lionel Messi kishte një vështrim serioz në fytyrën kur doli në seancë.

11:50. Ramon Caldere, një lojtar i Barcelonës në vitet 1980, ka dhënë mendimin e tij për situatën e krijuar nga Eric Abidal, duke deklaruar se Robert Fernandez nuk duhej të ishte pushuar nga puna: “Gabimi i madh për mua ishte të largohej Robert Fernandez, i cili po bënte një punë shumë dinjitoze dhe dinte si të transmetonte qetësinë në klub. Ky vendim ishte shumë i padrejtë dhe futja e profesionistëve të tjerë që po dëshmojnë se janë të papërshtatshëm për rolin e drejtorit sportiv,” -shkroi Caldere në “Twitter.”

11:40. Me gjithë këtë kaos që aktualisht ndodhet Barcelona është e lehtë të harrohet që ata do luajnë me Atletico Bilbaon në San Mames në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Mbretit të enjtennë mbrëmje.

11: 16. Video, kështu u shfaq sot Lionel Messi në stërvitje.

11:10 Në trajnim Gerard Pique ishte duke bërë punë specifike jashtë grupit. Arturo Vidal, ndërkohë, ndodhej me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.

Lexo edhe :  I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet nga izraelitët

10: 45. Samuel Umtiti do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit që do zhvillohet të enjten, por vetëm pasi të ketë shkuar në gjyq të enjten për rastin që lidhet me pagesën e dëmtimeve të shtëpisë.

10.24: Lojtarët e Barcelonës kanë mbërritur në terrenin për stërvitjen në mëngjes.

10: 15: Çuditërisht, përgjigjja e Lionel Messit ndaj Eric Abidal ka mbizotëruar në faqet e para të së mërkurës.

10:10: Luis Fernando Rojo ka shpjeguar situatën aktuale te Barcelona, ​​ku askush nuk i beson askujt.

10: 00: Josep Maria Bartomeu do të zhvillonte takim me Eric Abidal këtë mëngjes për të diskutuar në lidhje me krizën. RAC1 deklaron se Bartomeu mund të largojë Abidalin./Fjala.al/Përshtati në shqip: Katerina Tafa/

 

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV