Gazetari ‘nuk përmbahet’ në studio, imiton bionden e OFL-së

Me stilin e një agjente “Bond”, Eljes Breca ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut teksa lexon deklaratat e “Operacionit Forca e Ligjit” me syze të zeza. E këtë sjellje ka imituar gazetari Edvin Parruca kur prezantoi në ‘News 24’ profilin e oficeres.

Parruca ka dalë nga “kostumi i ngushtë” i spikerit të lajmeve dhe duke hequr syzet e tij, ka prezantuar vajzën “Bond” të OFL-së.