Kthyen shtëpinë në fabrikë kanabisi, burg 6 shqiptarëve në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata u konsideruan si kopshtarët e veçantë në Angli. Dukeshin sikur puna e tyre ishte e lidhur me lulet e për pasojë kishin krijuar përshtypjen se puna e tyre ishte vetëm ajo. Por policia britanike nuk kishte se si të rrinte duarkryq kur informacionet e shumta shkonin për grupin e djemve që merreshin me lule. Ata u gjurmuan për shumë kohë derisa u zbuluan se me çfarë merreshin në të vërtet.

Dje gjashtë shqiptarët të cilët kthyen shtëpinë me qira në fabrikë kanabisi në Gloucester janë dënuar me burg. Mediet britanike shkruajnë se Gjykata në Angli vendosi 1 vit burg për Xhuljano Bircaj, 10 muaj burg për Enea Selën dhe Glen Ramin si dhe nga 11 muaj burg për Ervin Bajraktarin, Besmir Bajraktarin dhe Andi Seln.

Për herë të parë sinjalizimi për një fabrikë kanabisi në Gloucester erdhi më 5 dhjetor 2019 në Policinë angleze nga qytetarët, të cilët shqetësoheshin nga era e rëndë. Disa ditë më pas u zbulua se gjashtë shqiptarët kishin ngritur një fabrikë kanabisi në Gloucester, në një shtëpi me qira dhe u arrestuan disa ditë më pas. Ata kultivonin 500 rrënjë brenda banesës.

Të gjashtë shqiptarët rezultuan se kishin hyrë ilegalisht në Angli dhe merreshin me këtë aktivitet. Më pas u zbulua se ata ishin thjesht punëtorë të thjeshtë dhe kur merrnin urdhrat nga eprorët i vinte mesazhi ‘Prisni lulet’ . Prandaj dhe grupi u dënua gjithsej me 5 vite e 7 muaj burg. /Fjala.al/

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV