Kupa e moshave/ Tirana shkatërron Dinamon, kualifikohet në finale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gjysmëfinalet për Kupën e Moshave janë mbyllur ditën e sotme, një për 17-vjeçarët dhe një për 19-vjecarët.

19-vjeçarët e Tiranës kanë fituar me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Dinamos, duke kaluar kështu në ndeshjen finale.

Për ekipin e drejtuar nga Bledar Devolli ka shënuar Stafa dy gola në minutën e 28-të dhe në atë të 36-të si dhe Elezi në pjesën e dytë të lojës, saktësisht në minutën e 65-të.

Ekipi bardheblu do të përballet në takimin final me skuadrën e Shenkollit, të cilët fituan ndeshjen gjysmëfinale ndaj Vllaznisë me rezultatin 5-4 me penallti, pasi takimi u mbyll me barazimin 0-0.

Ndërsa për 17-vjeçarët në finale ka kaluar Partizani, i cili mundi me rezultatin 2-1 skuadrën e Football Republic dhe sigurojë finale. Për të kuqtë ka shënuar Dezhgiu në minutën e 29-të të lojës dhe po ai në minutën e 63-të. Ndërsa nga skuadra tjetër autor i golit të vetëm ishte Ahmesula.

Në finale Partizani por pret ende të mësojë se kë do ketë përballë skuadrën e Shënkollit apo atë të Vllaznisë, pasi ndeshja e dytë gjysmëfinale nuk është zhvilluar ende./Fjala.al/

 

Të fundit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kërcënimi që vjen nga Kina, real

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë...

Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe media. Informatori i...

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn në krizë sa herë që...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Lajme të tjera

Web TV